Për herë të parë, Komisioni i Rithemelimit ka zhvilluar mbledhjen zyrtare në PD si organi që do drejtojë këtë forcë politike, pasi Gjykata regjistroi ndryshimet e Berishës në Statutin e Partisë Demokratike, të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021.
Mbledhja nisi rreth orës 08:00 dhe zgjati më pak se 60 minuta. Ishte Sali Berisha ai që drejtoi këtë mbledhje, ndërsa pjesëmarrës ishin të gjithë anëtarët e Komisionit të Rithemelimit. Mbledhja ishte më së shumti simbolike pas vendimit të Gjykatës, ndërsa në përfundim Berisha dha një deklaratë të shkurtër për mediat. Ai tha se PD është në një proces vendimmarrje në të gjitha nivelet dhe se sot u morën vendime mbi organizimin.
I pyetur nga gazetarët nëse mund të ishte shmangur protesta e dhunshme e 8 janarit dhe të pritej vendimi i gjykatës për t'u futur në selinë blu, Berisha tha vetëm "Ju më ktheni mbrapa, por unë dua të shoh përpara".
Më herët bashkë me disa përfaqësues të tjerë të Komisionit të Rithemelimit zhvilluan një takim me Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin, ku nuk u arrit një marrëveshje për bashkimin e PD. Pas këtij takimi, Berisha dhe Alibeaj dolën në konferenca të ndryshme për shtyp. Ish-kryeministri Berisha bëri të qartë se do të kandidojë për kryetar të PD, ndërsa Alibeaj theksoi se asnjë person 'non grata' nuk mund të drejtojë partinë.
Berisha kërkoi bashkimin e demokratëve, ku tha se çdo njëri prej tyre duhet të bashkëpunojë për të shëruar dhe bashkuar PD pas krizës që kaloi. Aliabeaj, nga ana tjetër, tha se bashkimi i demokratëve duhet bërë me ato demokratë që nuk cenojnë vlerat dhe marrëdhëniet me SHBA për interesat personale të një personi. Ky i fundit i kërkoi Berishës të largohej njësoj si Basha dhe të lejonte bashkimin e PD, por kjo u refuzuar nga ish kryeministri.
Gjykata e Tiranës regjistron ndryshimet e Berishës në Statutin e Partisë Demokratike, të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021. Sipas këtij vendimi tashmë Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës mund të drejtojë Partinë Demokratike. Në Kuvendin e 11 dhjetorit u vendos referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës, shkarkimi i nënkryetarëve, Sekretarit të Përgjithshëm, Kryesisë dhe të gjitha strukturave drejtuese.
Sali Berisha duket se nuk është sot edhe aq krenar për protestën e dhunshme të 8 janarit para selisë së PD. Pasi zhvilloi mbledhjen e parë zyrtare në selinë e PD me Komisionin e Rithemelimit, i pyetur në lidhje me 8 janarin, Berisha tha se ai do të shohë përpara.
Kur ishte kaq e thjeshte për të hyrë ne PD pse nuk shmangët 8 janarin dhe të prisnit vendimin e Gjykatës?
Berisha: Ju më ktheni mbrapa, por unë dua të shoh përpara
Më pak se një orë ka zgjatur takimi i Sali Berishës me Komisionin e Rithemelimit mbrëmjen e sotme në selinë blu. Pas takimit, Berisha dha një deklaratë të shkurtër për mediat, ku tha: "Është një proces vendimmarrje në të gjitha nivelet dhe po ecën mjaft mirë. Edhe sot janë marrë vendime për organizimin, vendime që kanë të bëjnë me strukturat e PD".