Gjykata regjistron statutin e Bashës të miratuar në Korrik! Në pikëpyetje miratimi i vendimeve të Berishës më 11 dhjetor! PD pritet të çojë dhe ndryshimet që ndalojnë ‘non gratat’ në parti

18 Mars 2022, 14:18| Përditesimi: 18 Mars 2022, 16:43

  • Share

Në mesin e debatit se kush e zotëron Partinë Demokratike dhe kush ka legjitimitetin për ta drejtuar atë, Gjykata e Tiranës dha të parin vendim që zyrtarizon në krye të partisë, Lulzim Bashën.

Gjykata regjistroi ndryshimet në statutin e PD-së dhe të gjitha vendimet e Kuvendit Kombëtar, të 17 korrikut 2021 që Lulzim Basha e mblodhi në pallatin e Kongreseve, ende pa marrë vendim për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar pas shpalljes non grata nga  SHBA.

Por çfarë përmbajnë ndryshimet statusore në PD?

Të propozuara nga Lulzim Basha 11 ndryshimet që morën miratimin e strukturave drejtuese në PD preknin vetëm anën organizative të partisë, por që 8 muaj pas Kuvendit të korrikut, legjitimimi i statutit në mars,  duket të mos i shërbejë as Bashës, që me shpërthimin e krizës me demokratët e përcarë mes 2 kampeve, nuk i ka zbatuar dot ndryshimet statutore që dhe vetë Berisha në atë kohë i votoi.

Me këto ndryshime, u zgjerua kryesia e PD. Pjesë e saj u bënë për herë të parë Kryetari i Këshillit Kombëtar, Kryetari i Komisionit Zgjedhor si dhe i Apelimit ndërsa u shtuan Sekretarët.

Edhe te kompetencat e Kryesisë pati ndërhyrje. Të drejtën për të vendosur mbi koalicionet dhe marrëveshjet politike, Basha ia kaloi Këshillit Kombëtar, i cili po ashtu iu nënshtrua ndryshimeve, duke parashikuar ndarjen në Departamente të tij, ndryshim që për shkak të zhvillimeve që pasuan në selinë blu nuk u realizua kurrë.

Ndonëse statuti i 17 korrikut sanksionoi që edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të zgjidhej me votim të fshehtë mes të paktën dy kandidaturave, ky ndryshim nuk u respektua kurrë. As Edi Paloka nuk u zgjodh me rival dhe as me votim të fshehtë, por u propozua nga Basha dhe u miratua me ngritje dore. E njëjta procedurë, edhe në zgjedhjen e Arta Sakjes, pas shkarkimi të Palokës në dhjetor kur shfaqi qëndrimet pro Berishës.

Ndryshimet përfshinë edhe krijimin e Këshillit Koordinues të qarkut që do të përbëhej nga drejtuesit politikë, pa të cilët, 8 muaj më pas, Basha ka mbetur në pjesën më të madhe të qarqeve të vendit.

Në ndryshimet e bëra, qoftë në statutin e 17 korrikut, por qoftë edhe atë të dhjetorit, Basha la pa prekur pozicionin e kryetarit të partisë, që sipas kundërshatëve të tij duhet të ketë një mandat 4-vjecar dhe pa të drejtë rikandidimi, në rast se humbet zgjedhjet.

Në Gjykatë është në pritje të një date shqyrtimi, edhe kërkesa e Sali Berishës për të marrë vulën e drejtësisë mbi ndryshimet statutore dhe vendimet e kuvendit të 11 dhjetorit që shkarkoi nga drejtimi i PD-së Lulzim Bashën dhe ndryshoi logon dhe vulën e selisë.

Me “fitoren” e parë në gjykatë, sfida e radhës për Lulzim Bashën është të regjistrojë ndryshimet e rëndësishme që i bëri statutit më 18 dhjetor kur mblodhi Kuvendin që i ndaloi çdo personi të shpallur non grata të marrë pozicione drejtuese në parti.

 


Ndryshimet në statutin e PD më 17 korrik 2021
 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • katarakti: 18/03/2022 17:20

    Ka ardhur dhe kaluar koha per Saliun! Jeniceret e Saliut,sigurisht kane gjetur treg te mire! Nuk besoj se ka deputet qe te hyje perseri nen hijen e vrasesit Sali!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?