Gjykata e Seulit ka vendosur të rikthejë në burg ish-Presidentin e Koresë së Jugut Yoon Suk Yeol, në lidhje me një hetim mbi ngjarjet e gjendjes së jashtëzakonshme të 3 dhjetorit 2024.
Ndaj tij është lëshuar një urdhër për riarrestimin, informon ‘Reuters’.
Më 6 qershor, këshilltari special Cho Eun-seok, i cili po drejton hetimin për incidentin e gjendjes ushtarake, lëshoi një urdhër arresti për të.
Ish-Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, u rikthye në burg pasi një gjykatë miratoi një urdhër-arresti të kërkuar nga prokurorët që hetonin përpjekjen e tij për të vendosur gjendjen ushtarake vitin e kaluar.
Vendimi i Gjykatës së Qarkut Qendror të Seulit përforcoi hetimin e prokurorit të posaçëm mbi akuzat se lëvizja e Yoon në dhjetor përfaqësonte pengim të drejtësisë dhe abuzim me pushtetin.
Yoon Suk Yeol dyshohet për pesë vepra të rënda penale, duke përfshirë falsifikim dokumentesh në lidhje me parregullsi të dyshuara gjatë një mbledhjeje të kabinetit, pengim të drejtësisë për parandalimin e zbatimit të ligjit nga ndalimi i tij përmes shërbimit të sigurisë presidenciale dhe përpjekje për shkatërrimin e provave.
Komente
