Gjykata ruse hedh poshtë kërkesën e opozitarit rus Alexei Navalny për lirimin e tij

20 Shkurt 2021, 15:39| Përditesimi: 20 Shkurt 2021, 15:42

  • Share

Një gjykatë në Moskë hodhi poshtë ankesën e liderit rus të opozitës Alexei Navalny, i cili ka ankimuar  kundër dënimit të tij me burg. Gjykata mbështeti vendimin që kritiku i Kremlinit të dërgohet në një kamp të punës së detyruar për gati tre vjet.

Megjithatë dënimi i tij është ulur disi.

Sidoqoftë, duke marrë parasysh kohën e kaluar në arrest shtëpiak, dënimi u zgjat për rreth dy vjet e tetë muaj. Avokati i tij tha sot se Navalny do të ishte në burg për pak më shumë se 2.5 vjet.

Navalny reagoi me një koment ironik ndaj vendimit të gjykatës . “Ata e ulën dënimin me një muaj e gjysmë. E përsosur! “, tha ai.

Navalny u burgos në fillim të këtij muaji për shkelje të kushteve të dënimit të tij të mëparshëm. Vendet perëndimore e kanë dënuar rastin dhe po diskutojnë sanksionet e mundshme kundër Rusisë.

Të dy seancat dëgjimore vijnë ndërsa Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR) këtë javë bëri thirrje për lirimin e aktivistit rus 44-vjeçar. Ndërhyrja u refuzua menjëherë nga Moska.

Duke u kthyer në Rusi në janar nga një rimëkëmbje pas helmimit, për të cilën ai akuzoi Kremlinin, Navalny u arrestua me të mbërritur në aeroport dhe u dënua më 2 shkurt me dy vjet e tetë muaj burg për akuzat se kishte shkelur dënimin me kusht.

Arrestimi dhe dënimi i tij ka sjellë edhe reagime nga Bashkimi Europian dhe ndërkohë nuk kanë munguar as protestat në Rusi. 

Navalny u kthye në Rusi muajin e kaluar nga Gjermania, ku ishte duke u rikuperuar nga një helmim në Siberi në gusht me një agjent nervor, sipas shumë vendeve perëndimore.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?