Në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka filluar gjykimi ndaj krerëve të Organizatës të Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Dy udhëheqësit e shoqatës u deklaruan të pafajshëm për akuzat që përfshijnë pengimin e drejtësisë, frikësimin e dëshmitarëve, hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Të dy të pandehurit i thanë kryetarit të trupit, Charles Smith, se ishin të pafajshëm për të gjitha akuzat.
“Unë jam gjithmonë kundër padrejtësisë”, tha Haradinaj.
Prokurorët thanë se të pandehurit janë përpjekur me qëllim të minojnë hetimet duke frikësuar dëshmitarët dhe duke publikuar dokumentet konfidenciale, transmeton AP.
"Gucati dhe Haradinaj janë kundërshtarë të zëshëm të këtij institucioni. Ata kanë denigruar secilin që ka njohur ose bashkëpunuar me Dhomat e Specializuara të Kosovës”, u tha prokurori, Jack Smith gjyqtarëve.
Dëshmitarët e parë pritet të dëshmojnë në këtë proces gjyqësor më vonë këtë muaj.
Veprat penale, që rëndojnë ndaj Gucatit dhe Haradinajt, sipas Dhomave të Specializuara, dyshohet se janë kryer në periudhën 7-25 shator, 2020.
Sipas aktakuzës, Gucati dhe Haradinaj “zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tri konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe nëpërmjet shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale".
Që të dy janë arrestuar më 25 shtator në Prishtinë dhe që atëherë gjenden në qendrën e paraburgimit në Hagë.
OVL e UÇK-së në shtatorin e kaluar tha se ka pranuar, në mënyrë anonime, dosje që lidhen me Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Përmbajtja e këtyre dosjeve nuk është bërë e njohur dhe nuk është konfirmuar nëse ato janë autentike apo jo.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e supozuara të luftës të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./REL
Kush duhet te denohet per dokumentet serkrete!? Gjykata,apo te "akuzuarit"!Gjykata eshte kompetente per ruajtjen e dokumenteve te aktaakuzes deklaratat e deshmitareve dhe te akuazuareve dhe mesheftesine e tyre e mbron dhe e ruane gjykata pergjegjese,kete raste,Gjykata Speciale e Hages,Jo te akuazuarit!te cileve keto dokumente si ne filma dhunshem,u jane futur ne lokalet e shoqates se Veteranve dhe Invalideve te luftes.
PërgjigjuProkurori ka barren e proves per te vertetuar se 'deshmitari eshte friksuar', pasi friksimi eshte ceshtje subjektive. Pra ai duhet te vertetoje se trysnia qe kane ndermarre te pandehurit, eshte e vertete pertej cdo dyshimi te arsyeshem (mbi te gjitha ka qene e drejperdrejte), si dhe kjo trysni do te t'i shkaktonte cdo njeriu me mendje te shendoshe te ndihej i frikesuar. (pjesa me e veshtrire eshte objektifikimi i nje ndjesie personale si frika, si dhe matja e saj, testi qe do perdorin)...
Përgjigju