Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë. Të gjitha viktimat janë shqiptarë të Kosovës. Prokuroria pati thënë se "faji i vetëm" i disa viktimave ishte se kanë qenë pjesëtarë të Lidhjes Demokratike, etiketuar si bashkëpunëtorë dhe spiunë që punojnë për armikun, sepse nuk e kanë përkrahur mjaftueshëm UÇK-në. Ky njëherësh do te jetë aktvendimi i parë i këtij institucioni lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë.
Kryegjykatësja, Mappie Veldt-Foglia, ka thënë para shpalljes së vendimit se ka mendime të gabuara se akuzat janë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit të Kosovës.
“Në asnjë moment nuk është gjykuar UÇK-ja”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se viktimat që kanë marrë pjesë në procesin gjyqësor kundër Mustafës janë të frikësuar për veten dhe familjarët e tyre, dhe ende janë të traumatizuar për gjërat që kanë përjetuar. Në përmbledhje të aktgjykimit, Veldt-Foglia ka thënë se dëshmitë e dëshmitarëve kanë qenë të qarta, koherente dhe përputhëse.
“Dëshmitë e kanë konfirmuar njëra-tjetrën”, ka thënë ajo.
Më herët, pranë këtij institucioni janë dënuar Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, për pengim të administrimit të drejtësisë.
Për çfarë akuzohet Mustafa?
Mustafa akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Këto krime dyshohet se janë kryer në kompleksin e ndalimit në Zllash në Kosovë, në prill të vitit 1999. Sa i përket akuzës për ndalim arbitar, kryegjykatësja ka thënë se të paktën 6 personave u është ndaluar liria në periudhën 1 prill 1999 – 19 prill 1999.
“Viktimat u arrestuan nga anëtarë të BIA-s, apo anëtarë tjerë të UÇK-së afër Zllashit”.
Ajo ka thënë se qendra e ndalimit në Zllash është kontrolluar nga Mustafa. Për akuzën e torturës, krygjykatësja ka thënë se të ndaluarit janë mbajtur në kushte çnjerëzore dhe poshtëruese. Ajo ka thënë se pika e trajtimit mizor është mbuluar nga pika e torturës dhe si e tillë nuk është shqyrtuar më tej.
"Ata janë mbajtur në kushte të mjerueshme në mes të bajgave të bagëtive". "Ata flinin në ujë, në pellgje, në ahur ishte gjithmonë terr, ata nuk kishin ushqim të mjaftueshëm, kalonin dy tri-ditë pa ngrënë". “Kur të ndaluarit kërkuan ujë, ushtarët e BIA-s urinuan mbi ta duke thënë, ‘ja uji’”.
Ajo ka thënë se të ndaluarit janë rrahur me shkop bejsbolli, janë rrahur, janë djegur.
“Vetë Mustafa ka marrë në pyetje dhe ka keqtrajtuar dy prej tyre”.
Ajo po ashtu ka thënë se vetë Mustafa ka urdhëruar vartësit e tij ta rrihnin një të ndaluar derisa ka humbur ndjenjat. Sipas saj, të ndaluarit janë keqtrajtuar edhe psiqikisht.
"Një dëshmitar ka thënë se ka dëgjuar zëra të njerëzve 'duke bërë si qenë, mace' dhe nuk kanë mundur të flinin".
Në pikën për vrasje të paligjshme, Veldt-Foglia ka thënë se vdekja e një viktime në periudhën e fundit të prillit 1999, "mund t’i atribuohet veprimeve dhe mosveprimeve të zotit Mustafa si komandant i BIA-s". Vetë Mustafa është deklaruar i pafajshëm derisa në një rast, gjykatën e ka konsideruar “zyre të Gestapos”, referencë për shërbimin sekret policor në kohën e Gjermanisë naziste. Sipas aktakuzës, Salih Mustafa, gjithashtu i njohur si ‘komandant Cali', ka qenë komandant i njësitit gueril BIA (‘njësiti BIA’), njësit brenda Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjykimi ndaj tij përbën procesin e parë gjyqësor për krime lufte që ka nisur në Gjykatën Speciale. Kjo gjykatë heton krimet e pretenduara të anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë në periudhën janar 1998 - dhjetor 2000. Gjykata e ka selinë në Hagë të Holandës, por funksionon sipas ligjeve të Kosovës.
Si ka ecur procesi gjyqësor?
Mustafa është arrestuar dhe më pas është transferuar në njësinë e paraburgimit të Gjykatës Speciale më 24 shtator të vitit 2020. Procesi gjyqësor ka nisur më 15 shtator të vitit 2021 dhe në të kanë marrë pjesë 29 dëshmitarë – 14 të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe 15 të mbrojtjes. Aty përfshihen edhe tetë viktima që kanë dhënë dëshmitë e tyre.
Ish-Prokurori i Specializuar, Jack Smith, ka thënë muaj më parë se në rastin e Mustafës, të gjitha viktimat janë shqiptarë të Kosovës. Pas angazhimit të Smithit në një rast tjetër gjyqësor, Alex Whiting është në pozitën e ushtruesit të detyrës së Prokurorit të Specializuar. Prokuroria pati thënë se "faji i vetëm" i disa viktimave ishte se kanë qenë pjesëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.Në mbrojtje të Mustafës janë angazhuar: Julius von Bone, avokat, dhe Betim Shala, bashkëmbrojtës.
Çfarë ka thënë Prokuroria?
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka argumentuar në rastin kundër Mustafës se, viktimat janë mbajtur në një qendër ndalimi në Zllash, në një ndërtesë dykatëshe dhe të izoluar nga strukturat tjera. Kjo ndërtesë nuk ekziston më. Sipas Prokurorisë, sidomos dy viktima të mbajtura në Zllash janë trajtuar keq. Njëra prej tyre nuk është gjetur asnjëherë, ndërsa trupi i një viktime tjetër është gjetur në një varr të cekët në distancë të shkurtë nga qendra në Zllash.
Sipas Prokurorisë, disa individë ende kanë frikë të flasin lirshëm për torturat që kanë përjetuar, dhe kanë deklaruar se nuk kanë qenë kurrë “armiq të Kosovës”.
“Viktimat janë etiketuar si bashkëpunëtorë dhe spiunë që punojnë për armikun, sepse nuk e kanë përkrahur mjaftueshëm UÇK-në, prandaj janë burgosur në një pronë në Zllash”, pati thënë ish-Prokurori Smith.
Proceset tjera gjyqësore të Gjykatës Speciale
Përveç, Mustafës, të akuzuar për krime lufte janë edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe ish-pjesëtari tjetër i UÇK-së, Pjetër Shala.
Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi, dhe Shala dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.
Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës dhe Cahan. Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta. Kryetarja e Gjykatës Speciale të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, ka thënë muaj më parë se pret që gjyqi ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, të nisë në fund të këtij viti, apo në fillim të vitit të ardhshëm. Deri më tani, Gjykata Speciale ka shpallur dy aktvendime.
Në to janë shpallur fajtorë Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj për pengim të administrimit të drejtësisë, dhe janë dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh. Ish-drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Gucati dhe Haradinaj janë arrestuar në shtator të vitit 2020, pas dyshimeve se në disa konferenca për media në selinë e OVL-UÇK në Prishtinë kanë shpërndarë dokumente të klasifikuara të Gjykatës Speciale. Si Gucati, ashtu edhe Haradinaj kanë apeluar vendimet e gjykatës.
Gjykata Speciale e Kosovës është formuar pas publikimit të një raporti të Këshillit të Evropës më 2011, nën autorësi të senatorit zviceran, DickMarty. Në atë raportuar janë përmendur krimet e pretenduara në Kosovë. Në vitin 2015, kur Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për Gjykatën Speciale, deputetët kanë miratuar edhe një ligj tjetër që ua garantonte të akuzuarve potencialë mbështetjen financiare./REL
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e quajti indinjues vendimin e Gjykatës Speciale ku Salih Mustafa u dënua me 26 vite burg për krime lufte ndaj shqiptarëve. Ai tha se mijëra vrasës serbë nuk janë dënuar dhe as gjykuar për mizoritë e kryera ndërsa Salih Mustafa është dënuar vetëm se ka luftuar kundër pushtuesve të vendit të vetë.
“Ndërkohë ka mijëra vrasës nga Serbia që kurrë nuk janë dënuar e as gjykuar për mizoritë që i kanë bërë në Ballkan. Vetëm 26 serbë janë dënuar për mbi 12.000 të vrarë dhe mbi 20.000 të dhunuar seksualisht në Kosovë. I bie që secili prej të dënuarve serbë mesatarisht të ketë vrarë mbi 462 shqiptarë dhe të ketë dhunuar 770 syresh.
E megjithatë ata kanë marrë dënime shumë më të lehta se ai që iu dha sot Salih Mustafës, i cili ka luftuar jo për të pushtuar ndonjë vend tjetër, por për të çliruar vendin e vet. Ky verdikt është indinjues. Cili është mesazhi që i jep ky verdikt ukrainasve që sot luftojnë kundër agresorit?”-shkruan Kurti.
Kreu i ekzekutivit në Kosovë tha se shpresonte se institucionet e drejtësisë do ta kuptonin padrejtësinë e bërë me dënimin e Sali Mustafës.
“Mbetem me shpresën se institucionet e pavarura të drejtësisë do ta kuptojnë padrejtësinë dhe do të reflektojnë në shkallët e tjera të gjykimit”-përfundon Kurti në reagimin e tij.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas dënimit të ish-komandantit Salih Mustafa me 26 vjet burg nga Gjykata e Hagës. Haradinaj shkruan se beson fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së.
“Unë besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së. Kosova e ka pranuar drejtësinë si mekanizëm për heqjen e gjitha dilemave se lufta e UÇK-së për lirinë e vendit ka qenë luftë e pastër! Dënimi sotëm i Salih Mustafës është vetëm një shkallë e drejtësisë, dhe rasti i tij në një shkallë tjetër, shpresoj ta marrë një epilog tjetër për lirinë e tij, siç ka ndodhur në plot raste të tjera, që dënimet drakoniane janë rikthyer në pafajësi”, shkruan Haradinaj.
Ramush,ke ngritur ndonje dolli me mikun tend sèrb Raďoiçiq keto dite si "bisnesmenë" të kahershem,qe kur ishe kryeminister o copë mishi me dy sy???
PërgjigjuSuper lajm. Janë kriminelë që janë marrë me të pafajshëm.
PërgjigjuĶrìmet e ketij far "luftëtari të uçk" sa antihumane,të dhimbëshme aq të neveritura. Si të ka ba dora të vrasësh shqiptarë mor cub i marrë????
PërgjigjuShume ok me vendimin. Kto talebanet kosovare kane vrare vetem kosovar dhe jo serb. E kunderta do ishte pozitive per ju. Por mesa duket skeni patur dhe as keni bythe te merreni me serbet por u bini shqiptareve e sidomos atyre katolik. Uroj me zemer e me shpirt te keni te gjithe fundin e merituar si ky tipi. Uroj me zemer e me shpirt te kalbeni ne burg se keni bere krime çnjerezore.
PërgjigjuShko q... në bythë o kalbesire! tradhtar muti që të bëhet qejfi që serbët të vrasin gjakun tënd! shko ha atë copë bukë se vetëm ajo të ka ngelur, plehrë