Një gjykatë suedeze ka dënuar me burgim të përjetshëm një ish-zyrtar burgu iranian për krimet e kryera gjatë një spastrimi të disidentëve në Iran në vitin 1988. Hamid Nouri, 61 vjeç u dënua për “krim të rëndë kundër ligjit ndërkombëtar” dhe “vrasje”, bëri të ditur gjykata e qarkut të Stokholmit në një deklaratë më 14 korrik. Në Suedi, një dënim i përjetshëm në përgjithësi nënkupton një minimum prej 20 deri në 25 vjet burg, por dënimi mund të zgjatet. Nouri do të dëbohet nga Suedia nëse do lirohej ndonjëherë nga burgu. Gjykata tha se Nouri mori pjesë “në ekzekutimet e shumë të burgosurve politikë në Iran në verën e vitit 1988” dhe kishte “rolin e ndihmësit të zëvendës prokurorit” në burgun Gohardasht në Karaj, Iran, “së bashku dhe në bashkëpunim me të tjerët ishte i përfshirë në ekzekutime”.
Vlen të përmendet që Gjykata e Stokholmit u zhvendos në gjykatën e Durrësit për nëntë ditë nga data 10 deri më 18 nëntor 2021. Ky ishte një zhvillim i rëndësishëm që ndodhi në vendin tonë. Gjashtë gjyqtarë suedezë dhe dy prokurorë vendosën të dëgjonin dëshmitë e muxhahedinëve në Shqipëri si dëshmitarë dhe viktima të një prej ngjarjeve më tronditëse në Iran. 30000 të burgosur politikë u masakruan pas një urdhëri për vrasje nga zyrtarët më të lartë të Iranit.
Gjatë këtij procesi, dhjetëra paditës dhe dëshmitarë Muxhahedinë në Shqipëri, me një mori provash që nuk linin asnjë dyshim se Hamid Nouri ishte i përfshirë drejtpërdrejt në masakrën e të burgosurve politikë të vitit 1988, dëshmuan se ky ishte një krim i madh kundër njerëzimit.
Në bazë të të gjithë dokumenteve të paraqitura në gjykatë, prokurori i gjykatës kërkoi dënimin më të ashpër, pra burgim të përjetshëm, për Hamid Nourin, i cili ishte i përfshirë në gjenocid. Lewis shpjegoi se si mbështetja e gjerë për Muxhahedinët që u përhap në Iran në fillim të regjimit të Khomeinit në 1979, shkaktoi zemërimin dhe shqetësimin e Khomeinit për diktaturën e tij.
Kenneth Lewis më pas foli për ekzekutimet dhe abuzimet e kryera nga regjimi klerikal në vitet 1980, duke treguar imazhe të publikimit në gazeta nga regjimi të fotove të disa adoleshentëve të arrestuar gjatë protestave dhe të ekzekutuar pa gjyq.
Kenneth Lewis tha: “Ekzekutimet masive të të burgosurve politikë në vitin 1988 u kryen njëkohësisht në të gjitha burgjet në Iran. Sipas llogaritjeve të Muxhahedinëve numri i të ekzekutuarve ishte rreth 30,000, prej të cilëve 90% ishin anëtarë të MEK. Këto statistika janë konfirmuar edhe nga burime të tjera. Kenneth Lewis shtoi se aktakuza për Hamid Nouri-n është, në fakt, një aktakuzë për të gjithë regjimin iranian.
Njëkohësisht me zhvillimin e gjyqit, përfaqësues të MEK, familjarë të viktimave dhe mbështetës të Muxhahedinëve organizuan demonstrata të mëdha para gjykatës, duke kërkuar ndjekjen penale dhe dënimin e udhëheqësve të regjimit të mullahëve, veçanërisht Khameneit dhe Raisit, për përfshirjen e tyre në gjenocid. Perceptimi i regjimit është se ata kanë shkuar aq larg saqë Ministria e Jashtme suedeze ka njoftuar se qytetarët suedezë nuk duhet të udhëtojnë drejt Iranit. Hamid Noury, ish-zëvendës/prokuror në burgun e Gohardasht në perëndim të Teheranit është ekzekutuesi i një numri të madh të burgosurish në atë që njihet si masakra e regjimit iranian e 1988-ës.
Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), përshëndeti dënimin me burgim të përjetshëm të Hamid Noury, një prej autorëve të përfshirë në gjenocid dhe krime kundër njerëzimit në vitin 1988, nga gjyqësori suedez dhe e quajti atë një hap të parë në rrugën e drejtësisë së plotë. Ajo shtoi se drejtësia gjithëpërfshirëse, natyrisht, do të arrihet kur autorët kryesorë të krimit, veçanërisht Ali Khamenei dhe Ebrahim Raisi, dhe autorë të tjerë, të gjykohen në gjykatat e një Irani të lirë ose në gjykatat ndërkombëtare.
Në 92 seanca, një pjesë e seancave u zhvilluan në gjykatën e Durrësit në Shqipëri, gjykata suedeze trajtoi një sërë ngjarjesh vetëm në një burg (Gohardasht) nga më shumë se 100 burgje ku u krye masakra. Dosjet mbi masakrën në Evin dhe krimin e madh që ndodhi në më shumë se 100 qytete, dhe mbi veprimet heroike të grave të lidhura me Organizatën e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) në masakrën e vitit 1988 dhe krimet e xhelatëve kundër atyre duhet të hapen.
Zonja Rajavi shtoi se fushata e gjerë ligjore, politike dhe informative e Rezistencës Iraniane në 33 muajt e fundit dhe vendimi i dhënë nga gjykata mposhti komplotin e Ministrisë së Inteligjencës dhe agjentët e saj për të devijuar Lëvizjen e Drejtësisë kundër MEK. Dëshmitë e forta dhe dokumentet bindëse të dëshmitarëve dhe paditësve, veçanërisht në Ashraf 3 - Shqipëri, luajtën një rol vendimtar në vërtetimin e fajit të Noury-t dhe e penguan atë të shmangte drejtësinë. Në fakt, gjykimi do të kishte dalë ndryshe nëse disa nga seancat gjyqësore nuk do të zhvilloheshin në Shqipëri.
Zonja Rajavi theksoi se ndjekja penale e Khameneit dhe Raisit tani është më e domosdoshme se kurrë. Përballë pengmarrjes dhe shantazhit të regjimit dhe për të shmangur vetë kurthin në të cilin ra qeveria belge, qeveria suedeze duhet të urdhërojë menjëherë ndjekjen penale të Raisit, si xhelati i vitit 1988, për gjenocid dhe krim kundër njerëzimit. Më shumë se 1000 të burgosur politikë të torturuar nga regjimi i Khomeinit, më shumë se 900 prej të cilëve janë në Shqipëri, janë gati të bëjnë ankesa.