Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme për përjashtimin e tij nga lista e deputetëve për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.
Kurti gjatë një vizite ditën e sotme në Prizren, tha se ende nuk e ka parë vendimin e Gjykatës Supreme, për përjashtimin e tij dhe shtoi se pasi ta shohë atë do ta analizojë dhe do të ndërmarri hapat e mëtejshme.
“Secili prej duhet ta mbështet listën e VV-së. Neve na duhen 61 deputetë. Të votohet masivisht ashtu siç ka aplikuar mërgata jonë. Më 14 shkurt le ta bëjmë festë të VV-së. Unë nuk e kam parë atë vendim, kur të vjen në zyrën e LVV-së, e trajtojmë dhe e analizojmë se çfarë hapa do të ndërmarrim më tutje, që të ankohemi nëse është kështu”, ka thënë Kurti.
Në vendimin e Gjykatës Supreme thuhet se kandidatët për deputetë, Liburn Aliu dhe Labinotë Demi Murtezi, duhet të përfshihen në listën e kandidatëve për deputetë. Ndërkaq, është refuzuar pjesërisht e pabazuar ankesa e LVV-së, duke vërtetuar vendimin e PZAP-së, duke lënë kështu jashtë liste liderin e VV-së, Albin Kurtin.
Lajmi kryesor:
Vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese: Albin Kurti nuk kandidon në zgjedhjet e 14 shkurtit, reagon kreu i Vetëvendosjes: Do ta analizojmë
J.GJ.//ReportTv.al