Gjykata turke dënon me burgim të përjetëshëm dhjetëra oficerë, organizuan grushtin e shtetin në 2016,

26 Nëntor 2020, 12:51| Përditesimi: 26 Nëntor 2020, 16:24

  • Share

Dhjetëra të pandehur në Turqi janë dënuar sot me burgime të përjetshme për akuzat e ngritura ndaj tyre për organizimin e grushtit të shtetit në korrik të vitit 2016. Pilotët e forcave ajrore dhe komandantët e ushtrisë ishin midis gati 500 të pandehurve të akuzuar për përpjekjen për të përmbysur Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, ku iniciatori sipas presidentit turk është kleriku mysliman Fetullah Gulen me bazë në SHBA.

Gylen ka mohuar çdo përfshirje në përpjekjen për grusht shteti në korrik 2016, si pasojë e të cilit u vranë 251 njerëz dhe plagosi më shumë se 2,000.  Mijëra civilë u mblodhën në mbështetje të  Erdogan në një natë trazirash, duke u përballur me ushtarë dhe duke parandaluar komplotistët nga marrja e pushtetit.

Gjyqi ndaj tyre filloi në gusht 2017 dhe akuzat përfshijnë përpjekjen për të vrarë Presidentin Erdogan dhe për të kapur institucionet kryesore të shtetit. Oficerët që komplotuan kundër Erdogan kapën avionët në bazën Akinci, duke marrë peng shefin e shtabit Hulusi Akar dhe disa oficerë të tjerë.

Në aktakuzë thuhet se 25 pilotë të F-16 bombarduan objektiva në Ankara, përfshirë  edhe godinën e parlamentit, i cili u godit tre herë, si dhe ndërtesat kryesore të sigurisë. Bomba vrau 68 vetë në Ankara dhe plagosi më shumë se 200.

Njëzet e pesë nga ata që janë në bankën e të akuzuarve janë gjeneralë dhe 10 janë civilë. Më shumë se 10 oficerë ushtarakë dhe katër civilë morën 79 dënime të përjetshme secili.

Erdogan kreu një spastrim të gjerë të institucioneve shtetërore pas komplotit, duke shkarkuar ose pezulluar më shumë se 100,000 punonjës të sektorit publik, përfshirë mësuesit dhe gjykatësit, të cilët u akuzuan për lidhje me Gulen.

Ka pasur shumë gjykime të komplotuesve të pretenduar dhe gjykatat kanë dhënë më shumë se 2,500 dënime të përjetshme.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • TTT: 26/11/2020 14:40

    Turqia, ky shtet majmunesh mongole

    Përgjigju
  • Andrea: 26/11/2020 14:31

    Turqia eshte shtet ligjot pavaresisht se duket si totalitar, gjykatat i ka te pavarura.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?