Gjykata Turke miraton ekstradimin e Dritan Rexhepit në Shqipëri

16 Shkurt, 13:53| Përditesimi: 16 Shkurt, 17:53

  • Share

Tirane- Autoritetet e drejtësisë turke i kanë hapur rrugë ekstradimit të Dritan Rexhepit në Shqipëri. Ishte avokatja e tij që ka bërë të ditur këtë vendim të Turqisë, në seancën e procesit në GJKKO ku Rexhepi po gjykohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Avokatja tha se tashmë pritet vetëm miratimi nga ministri turk i Drejtësisë për ekstradimin e Rexhepit, mëson shqiptarja.com.

Më 22 nëntor 2022, Shqipëria përcolli në Turqi kërkesën për ekstradimin e të konsideruarit ‘mbreti shqiptar i drogës’, pas arrestimit të tij në Stamboll më 10 nëntor 2023. Krahas Shqipërisë, në garë për ekstradimin e Dritan Rexhepit ishte edhe drejtësia Italiane, pasi gjykata e Firences e kishte dënuar më 20 vjet burg për akuzën e trafikimit të kokainës nga Ekuadori në vendin fqinj.

Ndërkohë në GJKKO vijon gjyqi për rrëmbimin e Jan Prengës më 17 janar të vitit 2020 ku dyshohet së fshihet urdhri i Dritan Rexhepit, pasi vëllai i viktimës dyshohet se vodhi një ngarkesë kokaine të mbërritur në Angli nga grupi i Rexhepit.

Në qeli për zhdukjen e Jan Prengës është vetëm i pandehuri Aldo Majnishta, pasi të tjerët po gjykohen në mungesë. Më herët është dënuar me burg për jetë Festim Bexhdili kopshtari i kompleksit “Golden Resort” ku u mbajt peng Jan Prenga si dhe me tre vite burg menaxheri i resortit, Olsi Turja.

Rexhepaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria prej janarit 2014. U  dënuar me 25 vite burgim në mungesë për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi në vitin 1998. Ai doli nga Kakavija me pasaportën e falsifikuar me të cilën u arrestua në Ekuador dhe prej fundit të vitit 2013, nuk është kthyer më në Shqipëri.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?