Albin Kurti
Gjykata Themelore në Prishtinë në një përgjigje me shkrim për Radiotelevizionin e Kosovës ka konfirmuar se pas urdhëresës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, ka detyruar kryeministrin, Albin Kurti që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit në këtë prokurori më 4 mars në orën 10:00, teksa tha se pas këtij detyrimi ndaj Kurtit, kanë pranuar përgjigjen nga Zyra e Kryeministrit.
“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti Special, me Urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të datës 21.02.2025, ka obliguar dëshmitarin A.K., që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti Special me datë 28.02.2025, përmes emalit ka pranuar përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit, lidhur me Urdhrin e lartë - theksuar të gjykatës”, thuhet në përgjigjen me shkrim për RTK-në të Mirlinda Gashit, zëdhënëse në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
E letrën drejtuar gjykatës e ka publikuar zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu ku u tha se kryeministri nuk ka refuzuar kërkesat për dëshmi por ka kërkuar që të dëshmojë në zyrën e tij.
Lajmi kryesor:
Gjykata urdhëron Albin Kurtin të dëshmojë në Prokurori më 4 mars! Kryeministri i Kosovës si Berisha refuzon sërish: Intervistimi të bëhet në zyrë
K.M/ReportTv.al
