Gjykata urdhëron SPAK të hetojë burimin e pasurisë së Metës dhe Berishës, Nesho: Presion politik para zgjedhjeve nga Rama që ka çdo pushtet

19 Janar 2023, 17:24| Përditesimi: 19 Janar 2023, 18:00

  • Share

TIRANË- Pasi gjykata urdhëroi SPAK të hetojë burimin e pasurisë së Ilir Metës dhe Sali Berishës pas dyshimeve se ka lidhje me vjedhjen e floririt të Kërrabës, Agim Nesho, zëvendës kryetari i Partisë së Lirisë e ka cilësuar këtë hap, si një presion politik që bëhet para zgjedhjeve të 14 majit. Në një intervistë për Report TV, me gazetarin Arbër Hitaj, Nesho tha se qeveria kontrollon të gjithë pushtetin edhe atë të drejtësisë dhe e përdor kur ka nevojë.

“Po vijnë zgjidhjet, ka një situatë të paqartë ndaj opozitës, janë presione dhe veprimtarisë elektorale se kjo qeverisje kontrollon të gjitha institucionet, përfshirë edhe organet e drejtësisë dhe i përdor kur i vjen momenti, siç janë zgjedhjet”, tha Nesho.

Ai është ndalur edhe të zgjedhjet e 14 majit, ku tha se synohet marrja e Këshillave Bashkiak me qëllim që të bëjnë një parlament të vërtetë popullor, e jo një hapësirë ku diskutohet vetëm axhenda e përcaktuar nga kryetarët.

“Ne kemi kërkuar që në zgjedhjet e 14 majit, të jenë të lira, ne do të përkrahim të gjithë kandidatët e opozitës, në rastet kur kandidatët tanë janë përkrahur nga strukturat e Partisë Demokratike, do të jenë kandidat në disa zona të vendit, por pikësynimi ynë janë këshilltarët bashkiak dhe këtu është objektivi unë parësor. Jo një pushtet për ne, por pë rpopullin, që t’i kthejmë këto këshilla në parlamente të vërteta popullor, jo më kur kryetarët të bashkisë të bëjnë axhendat e veta, por të jenë transparente para opinionin politik”, vijoi Nesho në Report Tv.

Nesho ka refuzuar që të flasë për numra se sa Bashki synojnë që të marrin në 14 maj, ku tha se për ta do të jetë fitore rikthimi i sistemit demokratik, e nuk do të ketë më përqendrim të pushtetit në duart e një partie të vetme, siç është ajo e socialistëve.

“Fitore do të quhet çdo marrje e bashkisë nga forcat e tjera që paraqesin alternative për vendin, jo për interesa të tyre, as në Afrikë nuk ka vende që 2 parti kryesore nuk ka kandidat, suksesi nuk matet me numra, ne e masim suksesin me rikthimin e sistemit demokratik”, tha Nesho.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dori: 19/01/2023 19:22

    Ishalla po i fusin ne burg meten dhe berishen

    Përgjigju
  • Roni: 19/01/2023 19:21

    Rama pushtetin e ka te merituar

    Përgjigju
  • Haha: 19/01/2023 18:22

    Ja dhe bajga Nesho!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?