Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot që të lerë në burg pa afat atentatorin e prokurorit Arjan Ndoja që u arrestua tre ditë më parë. Redjan Rraja ishte i pranishëm në gjykatë, ndërsa pavarësisht pretendimeve të avokatit, me kërkesë të dy prokurorëve Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj gjykata e ka lënë në burg. Seanca që zgjati rreth një orë u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi sipas prokurorëve përbën sekret hetimor. Report Tv siguron pamjet e momentit kur Rraja futet në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Lajmi kryesor:
Lihet në burg Redjan Rraja: S'kam lidhje me atentatin ndaj prokurorit! Gjurmët e tij u gjetën në syzet brenda makinës
/b.ha./ReportTv.al