Gjykata zviceriane dënon me 14 vite burg familjen britanike! Shpenzonte më shumë për qenin sesa për ndihmësit

22 Qershor, 15:23| Përditesimi: 22 Qershor, 15:39

  • Share

Një gjykatë zvicerane dënoi 4 anëtarë të një prej familjeve më të pasura të Britanisë së Madhe me nga 4 deri në 4 vjet e gjysmë burg. Prakash dhe Kamal Hinduja, djali i tyre Ajay dhe gruaja e tij Namrata u shpallën fajtorë për shfrytëzim dhe punësim të paligjshëm.

Punëtorët që ata sollën nga India deklaruan se familja i paguante vetëm 7 Euro për të punuar 18 orë në ditë, më pak se një e dhjeta e shumës së kërkuar sipas ligjit zviceran. Ata pohuan se familja, pasuria e së cilës vlerësohet në rreth 37 miliardë Euro i lejonte shumë rrallë të largoheshin nga shtëpia e vendosur në lagjen e pasur të Gjenevës, Këlni.

Gjatë gjyqit, prokurorët pretenduan se familja shpenzonte më shumë për qenin sesa për shërbëtorët e tyre. Hindujat e moshuar, të dy mbi 70 vjeç, nuk kanë marrë pjesë në procedurat gjyqësore, duke u deklaruar se ishin keq nga ana shëndetësore.

 Ajay dhe Namrata ishin të pranishëm, por nuk qëndruan në sallë për të dëgjuar vendimin. Prokurori i Gjenevës ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të tyre. Kjo nuk është hera e parë që Gjeneva, një qendër për organizatat ndërkombëtare, dhe për të pasurit e botës, ka qenë në qendër të vëmendjes për keqtrajtimin e shërbëtorëve.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?