Dy shqiptarët e dënuar nga gjykata angleze

Bota

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në 'shtëpi bari': Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

18 Maj, 16:59| Përditesimi: 18 Maj, 17:06

  • Share

Dy  punëtorë shqiptarë të arrestuar në një shtëpi bari në Britani të Madhe janë dënuar me burg nga gjykata.  

Klevis Kurti dhe Eljohn Mozhika, të dy 22 vjeç, kujdeseshin për një numër bimws kanabis që arrinte në rreth 900, në një 'shtëpi bari' në Eastbourne. Ata i ujisnin dhe përkujdeseshin për bimët, ku ndiznin dhe fiknin dritat në orare të ndryshme për të mos ngjallur dyshime.

Gjykatësi Martin Huseyin u tha të dy shqiptarëve, se ka shumë gjasa të dëbohen pas kryerjes së të paktën 40% të një dënimi prej 14 muajsh në burg.

'Shtëpia e barit' në rrugën Maple u kontrollua nga një njësi taktike e policisë më 19 shkurt të këtij viti. Gjykatësi Huseyin e përshkroi operacionin si një aktivitet shumë të madh tregtar dhe tha se të dy shqiptarët ishin qartësisht pjesë e diçkaje shumë më të madhe.

Të dy jetonin në kushte të mjerueshme në atë njësi industriale dhe nuk kishin marrë asnjë pagesë.

“Sipas provave, asnjëri prej jush nuk bënte asgjë më shumë sesa punë të thjeshta, të nivelit më të ulët. Ju të dy jeni si rrotat e vogla të një makinerie shumë të madhe.”-tha gjykatësi 

Gjykata dëgjoi se ka shumë të ngjarë që të dy shqiptarët të punonin për të shlyer borxhe nga 3,000 deri në 5,000 paund ndaj trafikantëve që i kishin sjellë në Britani me varka të vogla.

Gjykatësi tha se të dy kishin dhënë histori të zakonshme për prejardhjen nga varfëria dhe përpjekjen për të dërguar para në shtëpi për shpenzime mjekësore të familjarëv, raportohet në mediat vendase

“Është një histori që e dëgjojmë javë pas jave në këtë gjykatë. Ka shumë mundësi që po shlyenit trafikantë të paligjshëm që ju sollën në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo përforcon bindjen time se ka pasur një shkallë shfrytëzimi. Ju jeni rekrutuar, pa dyshim, për të ardhur në MB me shpresën për të përmirësuar jetën tuaj të varfër. Nuk kam dyshim se prisnit të përfitonit financiarisht, por me shumë gjasë nuk morët asgjë para se të arrestoheshit. Të tjerët përfituan shuma të mëdha nga 25-75 kg kanabis që ky vend mund të prodhonte në vit. Ishte një operacion i sofistikuar me gjithë pajisjet e nevojshme për një njësi të suksesshme prodhimi.”-tha gjykatësi. 

Policia gjeti 470 bimë në atë njësi industriale. Ekspertët thanë se ato mund të prodhonin tri të mbjella në vit dhe duhet të konsiderohen si një rritje e të paktën 900 bimëve në total.

Fidanë sjelleshin në njësi për t’u rritur e më pas thaheshin dhe paketoheshin në një vend tjetër, dëgjoi gjykata e Lewes-it.  Gjykatësi urdhëroi që droga dhe pajisjet të shkatërroheshin.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?