Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale të Hagës, Nicolas Guillou ka vendosur t’ia vazhdojë paraburgimin një ndër ish-krerëve të UÇK-së, Salih Mustafës, duke konsideruar lirimin e tij si rrezik për arratisje.
Gjykatësi, pasi ka renditur argumentet për mbajtjen në paraburgim të Mastafës, ka dal në konkluzion se ai duhet të vazhdojë të mbahet në paraburgim.
Guillou ka konstatuar se nuk ka asgjë të re për t’i ndryshuar pretendimet e Prokrurorisë lidhur me rreziqet për arratisjen e Salih Mustafës, ndërhyrjes në dëshmitarë dhe mundësinë e kryerjes së ndonjë krimi.
“Gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se nuk ka asnjë informacion ose zhvillim ndërhyrës në procedurat aktuale që minojnë përcaktimin se ekzistojnë artikuj baza për të besuar se të tre rreziqet e parashikuara në nenin 41 (6) (b) (i) – (iii) të ligjit vazhdojnë të ekzistojnë”, thuhet në përfundimet e vendimit.
Mustafa, më herët ka paraqitur disa arsye përse duhet të lirohej, por për Gjyjkatën Speciale të Hagës ato janë të pamjaftueshme.
“Çdo siguri që z. Mustafa mund të japë do të ishte e pamjaftueshme për t’u garantuar pajtueshmërinë me ndonjë kusht ose kapërcimin e rreziqeve konkrete të lirimit. Në të tilla rrethanat, lirimi, me ose pa kushte, nuk duhet të jepet”, thuhet në vendim.
Më 24 shtator 2020, Salih Mustafa u arrestua me një urdhërarrest të lëshuar nga Guillou dhe po mbahet në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.