Gjykatësja që nxori nga burgu Jamarbër Malltezin në konflikt interesi, Avokati Hoxha për Report Tv: Duhej të jepte dorëheqjen

22 Nëntor 2023, 13:20| Përditesimi: 22 Nëntor 2023, 14:40

  • Share

Një skandal i përmasave të mëdha zbulohet lidhur me shqyrtimin e çështjes “Partizani”. Report Tv zbuloi përmes dokumenteve se gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila nxori nga qelia dhëndrin e Berishës Jamarbër Malltezi, është në konflikt të hapur interesi me të.

Në vitin 2015, Olldashi ka blerë të Malltezi një apartament 91metra katrorë, mes rreth 712 € për metër, një vlerë mjaft e ulët e tregut. Olldashi, sipas ligjit duhej të kishte deklaruar konfliktin e interesit, por nuk e ka bërë, duke kryer një shkelje të madhe ligjore

Avokati Arber Hoxha në një prononcim për Report Tv për emisionin "Sot Live ne Shqiperi"  thotë se gjyqtarja duhej të kishte dhënë dorëheqjen për një gjykim të paanshëm

“Sigurisht që është një nga rastet e parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale por jo rasti flagrant ku duhej të kishte dhënë dorëheqjen. Megjithatë duke qenë për një hetim më të plotë dhe gjykim të paanshëm dhe të pavarur sigurisht që duhej të kishte dhënë dorëheqjen”

Ndërkohë SPAK ka bërë lëvizjen duke bërë rekurs në Gjykatën e Lartë

“Një nga shkaqet në rekurs do të jetë dhe konflikti i interest, beson Hoxha.

Redaksia investigative zbuloi ekskluzivisht se gjyqtarja Olldashi në vitin 2015 ka blerë apartament me një çmim shumë më të lirë se tregu, 65 mijë euro, tek kullat e ndërtuara te ish-kompleksi Partizani nga kompania Homeplan që është në qendër të procesit dhe atje është aksioner Jamarbër Malltezi.
Dhëndri i Berishës, është person nën hetim për korruptiv pasiv dhe pastrim parash në lidhje me aferën e kompleksit Partizani dhe po hetohej nën masën e arrestit me burg por me vendimin e beftë gjyqtarja e liroi dje, saktësisht një muaj pas arrestimit. 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?