Ish-gjyqtari Shkëlqim Miri i arrestuar për korrupsion

Kronikë

Gjykim i shkurtuar për Shkëlqim Mirin, Krimet e Rënda pranojnë kërkesën e ish-gjyqtarit të arrestuar për korrupsion

24 Korrik 2018, 13:56| Përditesimi: 24 Korrik 2018, 14:00

  • Share

Gjykata e Krimeve të Rënda, ka pranuar kërkesën e ish-gjyqtarit të arrestuar për korrupsion, Shkëlqim Miri.

Procesi në ngarkim të Mirit ka nisur pak javë më parë, ndërsa Mirit i është refuzuar për 5 herë kërkesa për t’u liruar nga masa e sigurisë arrest me burg. Së bashku me ish-gjyqtarin i pandehur është dhe kushëriri i tij, Kujtim Miri, i cili nga hetimet e Prokurorisë rezulton se ka pasur rolin e sekserit në korrupsionin me 30 mijë euro.

Nëntorin e 2017-ës ish-gjyqtari Miri u prangos, pasi dyshohej se duke lënë në fuqi një lirim për një shtetas të rrezikshëm mori 30 mijë euro.

Vetë Miri i mohoi akuzat, por në banesë policia i gjeti dhe 34 milionë lekë, të cilat u sekuestruan dhe u bënë pjesë e hetimit për mosjustifikim pasurie e deklarim të rremë.

Komento

Komente

  • Ilo: 24/07/2018 14:35

    Ore po c'fare eshte ky gjykym i shkurtuar ,une e di qe jepet kur ne momentin e arrestimit ose te pyetjes per here te pare nga OPGj pranon akuzen ,po mesa kemi lexuar ky plehra nuk e pranoi akuzen ,c'jane keto xhevahire rrin tjetri nja 1vit ne paraburgim kur e paska pranuar akuzen dhe pas 1viti del para gjykates po 1vit per cfare e kane mbajtur ne paraburgim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?