Gjylnar, ëmbëlsirë dibrane nga zonja Albana

10 Tetor, 12:07| Përditesimi: 10 Tetor, 12:11

  • Share

Gjylnar, ëmbëlsirë dibrane

Përbërësit:

  • 4 kokrra vezë
  • 250 gr gjalpë
  • 300 ml qumësht
  • 100 gr sheqer
  • 300 gr miell
  • 1 lugë çaji maja për ëmbëlsira
  • Pak vanilje sipas dëshirës

Për sherbetin:

  • 150 ml ujë
  • 200 gr sheqer
  • Pak lëng limoni

Përgatitja:

Ziejmë qumështin me gjalpin dhe sheqerin. Pasi kanë marrë valë, hedhim ngadalë miellin e situr duke e përzier mirë. Pasi masa të fillojë të shkëputet nga ena e heqim dhe e lëmë të ftohet. Më pas me ndihmën e një rrahësi bashkojmë vezët me brumin. Nëse do e përziejmë me dorë, vezët i hedhim një nga një. Masën e krijuar e ndajmë në pjesë të vogla dhe me pas i japim formën e dëshiruar. I shtrojmë në një tavë me letër kuzhine dhe i pjekim në temperaturën 180°C për 30 minuta. Ndërkohë përgatisim sherbetin. Hedhim ujë në një enë dhe e çojmë në zjarr mesatar, me pas shtojmë sheqerin. Pasi sherbeti të fillojë të marrë valë hedhim lëngun e limonit dhe e lemë për 3-4 minuta në zjarr. Pasi të jenë pjekur ëmbëlsirat, e nxjerrim tavën dhe e lëmë të ftohet për 5 minuta, më pas i hedhim sherbetin dhe tavën e mbulojmë me një letër alumini. Pas disa orësh ëmbëlsirat janë gati dhe mund t’i shërbejmë.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?