Edi Rama

Politikë

‘Gjynah ta hidhni votën në kënetë’, Rama-prindërve demokratë: Mos e çoni dëm por jepjani PS! Jepuni fëmijëve pasaportën evropiane

21 Mars, 11:43| Përditesimi: 21 Mars, 11:47

  • Share

Kryeministri Edi Rama iu bën thirrje prindërve demokratë që të mendojnë për fëmijët e tyre evropiane kur të votojnë në zgjedhjet e 11 Majit. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se është gjynah që vota t’i jepet ‘kënetës’ apo të çohet dëm.

Ai thotë se, ndonëse është e vështirë për një demokrat, ai duhet të mendojë për fëmijët dhe të votojë për PS.

"NJË PRIND DEMOKRAT NË 11 MAJ MUND:

Ta hedhë votën në kënetë! Kot. Gjynah.

 Ta hedhë votën në ndonjë nga ato moçalet e reja plot me kushërinj të kënetës. Kot. Gjynah.

Të mos e hedhë askund. Gjynah edhe kjo, po gjysma e të keqes.

OSE pastaj mund të bëjë gjënë e duhur, për vete dhe Shqipërinë:

Të mbyllë sytë, e ta hedhë në kutinë 5, ku jam unë dhe PS

E di që s’është ndonjë kënaqësi e madhe për një demokrat. Por ama është një kontribut dhe përfitim i madh, sepse:

1) Nuk e çon votën kot po e jep për të fuqizuar Shqipërinë në negociatat me Bashkimin Europian.

2) U jep fëmijëve të vet pashaportën europiane të Shqipërisë 2030 në BE”, shkruan kryeministri.

May be an illustration

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?