TIRANE-Gjyqet do të vijojnë që të shtyhen me përjashtim të rasteve të ngutshme apo urgjente. Pavarësisht se vendimi i datës 7 prill ishte deri nesër për shtyrjen e gjyqeve, pra në datë 22 prill, Këshilli i Lartë Gjyqësor pritet që të zgjasë afatin, pasi ende situata nga koronavirusi nuk ka kaluar, raporton gazetari i Report Tv Arsen Rusta.
"Duke marrë shkas nga vijimi i situatës së fatkeqësisë natyrore në vend e krijuar nga virusi COVID-19, Këshilli i Lartë Gjyqësor mori vendimin për të vijuar pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë, deri në datën 22 prill 2020, me përjashtim të çështjeve urgjente. Këshilli i Lartë Gjyqësor i kushton rëndësi parësore sigurisë së publikut, gjyqtarëve dhe të gjithë punonjësve të tjerë të gjykatave. Këto janë kohë të paprecedenta për të gjithë botën dhe ne, ashtu si dhe ju, jemi duke punuar për të gjetur rrugën më të mirë për të ecur përpara.
Ne mbështesim marrjen e masave të vazhdueshme për mbrojtjen e vendit dhe të gjithë qytetarëve nga përhapja e virusit COVID-19. Gjyqtarët e caktuar për shqyrtimin e çështjeve individuale do të zbatojnë ligjin duke garantuar mbrojtjen, sigurinë dhe aksesin në drejtësi si prioritare, kur përcaktojnë cilat çështje do të kategorizohen si “të ngutshme” apo “urgjente”.
Këshilli i Lartë Gjyqësor i lutet publikut dhe përdoruesve të tjerë të gjykatave të mos paraqiten pranë gjykatave, përveç rasteve kur orientohen të bëjnë një gjë të tillë nga një punonjës i gjykatës dhe për një çështje specifike. Këshilli i Lartë Gjyqësor do të vijojë të punojë me gjykatat për të menaxhuar sa më shumë që të mundet në distancë dhe kërkon mirëkuptimin dhe durimin e publikut, ndërsa kalojmë të gjithë këtë periudhë të vështirë. Këshilli i Lartë Gjyqësor shpreh vlerësimin maksimal për gjyqtarët dhe ata punonjës të Drejtësisë, që janë të detyruar t’i ofrojnë publikut shërbimin e tyre edhe në këtë kohë, në kushte të vështira pune" thuhej në njoftimin e KLGJ-së datë 7 prill.
Avokatët civilë dhe penalë i kanë drejtuar një peticion Presidentit, kryeministrit, KLGJ-së, por edhe institucioneve të tjera dhe ambasadave. Në peticion, avokatët masat e deri tanishme i cilësojnë si të papranueshme, ndërsa kërkojnë që të përfshihen në paketën e ndihmës ekonomike, të kenë liri lëvizje dhe mbi të gjitha të nisin proceset gjyqësore. Gjithashtu ata kërkojnë ndryshime në Kodin Penal dhe të Procedurës për ti hapur rrugë proceseve me shkëmbim aktesh dhe online.
"Ne nuk po lejohemi te punojme e nderkaq po na refuzohet ndihma financiare nga ana juaj. Koleget tane ne te gjithe boten perfituan 600-1800 E page ne muaj, falje taksash e detyrimesh, duke u bere pjese dhe e grupeve te interesit per kete shkak, ndersa sejcili prej tyre eshte i lire te levize sa here eshte e nevojshme, per nevoja pune posaçerisht. Tatimet e taksat jo vetem nuk u falen, por as u konsiderua mundesia per ti shtyre ne nje kohe tjeter, ndersa prej disa ditesh kane nisur gjobat per te gjithe koleget te cilet per shkak te pamundesise, nuk munden ti shlyenin ne afat.
Ne kërkojmë adoptimin e nje plani masash per vijimin e nisjen e menjehershme te proçeseve gjygjesore e hetimore, perkundrejt te gjitha rregullave qe garantojne mosperhapjen e virusit. Te behet e mundur zhvillimi i proçeseve online, nepermjet platformave ZOOM, SKYPE apo Ëebex, duke rritur kesisoj efikasitetin e punes ne kete sektor kyç te vendit. Te jepet menjehere kompensimi ne vlere financiare per çdo avokat ketu, sipas standarteve te vendosura, qe nga momenti i pezullimit te gjykatave. (10 mars 2020). Te drafttohen ne menyre urgjente ndryshime ne KPRC E KPRP, per ti hapur rruge proceseve me shkembim aktesh, proçeseve online gjithashtu" thuhet ndër të tjera, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.
Letra e plotë
PETICION
KESHILLIT TE LARTE GJYQESOR
ZNJ. NAUREDA LLAGAMI
PRESIDENTIT TE REPUBLIKES
Z. ILIR META
KESHILLIT TE MINISTRAVE
Z. EDI RAMA
KESHILLIT MINISTROR
ZNJ. OGERTA MANASTIRLIU
Z. ARBEN AHMETAJ
ZNJ. BELINDA BALLUKU
ZNJ. ANILA DENAJ
ZNJ. ETILDA GJONAJ
Z. SANDER LLESHI
AMBASADES AMERIKANE
ZNJ.YURI KIM
MEDIAS SE SHKRUAR DHE ASAJ VIZIVE
Te nderuar Z/Znj,
Me respekt e pergjegjesi qytetare, ne, nje grup avokatesh nga gjithe vendi, ju percjellim permes ketij Peticioni, shqetesimin e kerkesat tona lidhur me marrjen e masave te menjehershme per nisjen e veprimtarise hetimore e gjygjesore ne vend!
Pike se pari pershendesim masat e marra nga ana juaj per parandalimin e perhapjes se infeksionit Cov 19!
Perpos kesaj ne kerkojme te merrni ne konsiderate me pergjegjesi insitucionale, masat e propozimet e percjella nga ana jone ne kete rast.
Kushtetuta e RSH-se, ka te percaktuar ne menyre eksplicide rastet e shpalljes se gjendjes se fatkeqesise natyrore, ndersa
neni 174 i Kushtetutes se RSH-se e Ligji "Per Mbrojtjen Civile", caktojne ne menyre taksative se gjendja e fatkeqesise natyrore nuk mund te vendoset pertej nje afati 30 ditor.
Ne kete konteks, duke iu permbajtur dhe te dhenave statistikore te perhapjes se virusit ne vend, te cilat rezulton te jene te uleta ketu, sjellim ne vemendjen tuaj faktin se ndalimet e parashikuara ne Vendimin e dt. 07.04.2020 te KLGJ-se, "Per pezullimin e aktivitetit te gjygjesorit", nuk jane proporcionale e kane karakter represiv, duke cenuar kesisoj parimin e humanizmit ne kushtet e kesaj krize, thelbin e lirive e te drejtave te njeriut perveçse, duke paralizuar kesisoj veprimtarine e nje prej tre pushteteve kyç ne vend!
Standartet e percaktuara ne keto raste, lejojne kufizimin e te drejtave veç ne kushtet kur jeta dhe shendeti i qytetareve vihet ne rrezik, ndersa çdo kufizim duhet te jete proporcional, duke mos cenuar integritetin e dinjitetin njerezor posaçerisht.
Veprimtaria e gjykatave perben kuptimin literal te ushtrimit te pushtetit gjygjesor e dhenia e drejtesise do te thote pergjegjesi insitucionale perveçse!
E drejta per nje proçes te rregullt ligjor, referuar Kushtetutes, nenit 175/ paragrafi Ii-te, nuk identifikohet si nje nga te drejtat qe mund te kufizohet e si rrjedhim nderprerja e punes se gjykatave, bie ndesh me Kushteten e RSH-se e perben nje vendim inkoherent dhe te paprecedente per nevojat dhe kushtet qe ka shoqeria jone sot!
Ne nuk jemi ne dijeni te asnje analize te bere nga ana juaj per mbylljen e gjykatave, per alternativat e shtruara per zgjidhjen e ketij problemi gjithashtu.
Shume vende kudo ne bote, kane ndertuar strategji kombetare ne kushtet e pandemise, duke lehtesuar e optimizuar masat, ne favor te biznesit posaçerisht.
Masat e miratuara nga ana juaj ne kete rast, perfshijne kufizim te lirive e te drejtave te sejcilit prej nesh, te cilat sjellin pasoja te renda te drejtperdrejta tek familjet tona posaçerisht.
Solidariteti, mbeshtetja e suporti insitucional, jane gjithshka na duhet ne keto kohe te veshtira ndersa eshte detyre legjitime e shtetit, te mbroje e respektoje integritetin e avokateve, duke i trajtuar me respekt e dinjitet te gjithe bashke.
E kunderta eshte totalisht e papranueshme!
Ne nuk do te lejojme paskesaj qe te drejtat tona te shkelen ne asnje forme te mundshme, e jo veç gjate periudhes se pandemise, pa asnje medyshje.
Nese nuk arrijme te mbrojme te drejtat tona, ne nuk mund te garantojme paskesaj mbrojtjen e askujt.
Buxheti i shtetit, eshte shumatorja e kontributeve tona posaçerisht.
Per kete arsye ne kerkojme te vleresoni me pergjegjesi e korrektese situaten ne te cilen ndodhemi te gjithe bashke.
Informacionet qe vijne ore pas ore tek sejcili prej nesh, i konsiderojme konfuze, te paqarta e te paprecedenta, te cilat po krijojne peshtjellim e pasiguri tek sejcili prej nesh.
Zgjidhja qe ju keni ofruar, duke na perfshire ne bizneset qe mund te funksionojne pergjate kesaj periudhe, nderkohe qe keni vendosur pezullimin e aktivitetit te gjygjesorit, nuk eshte e duhura kurrsesi.
Ky ç'organizim i organizuar, po na lë jo veç virtualisht, ne erresire totale.
Perpos te gjithe veshtiresive reale qe po hasim, mungesa e nje plani te mirestrukturuar nga ana juaj, eshte ne fakt shqetesimi yne prioritar.
Avokatet, subjekte te TVSH-se gjithashtu, u perjashtuan padrejtesishr nga ana juaj nga paketa e ndihmes financiare, megjithese shume prej nesh plotesonim kriteret e shpallura per kete qellim.
Ne u ndeshem te gjithe bashke paskesaj me nje percaktim te paargumentuar e arbitrar percjelle nga ana juaj, i cili na penalizoi te gjitheve, femijet tane posaçerisht.
Asnje mase lehtesuese nuk u parashikua nga ana juaj per komunitetin e avokateve posaçerisht.
Ne nuk po lejohemi te punojme e nderkaq po na refuzohet ndihma financiare nga ana juaj.
Koleget tane ne te gjithe boten perfituan 600-1800 E page ne muaj, falje taksash e detyrimesh, duke u bere pjese dhe e grupeve te interesit per kete shkak, ndersa sejcili prej tyre eshte i lire te levize sa here eshte e nevojshme, per nevoja pune posaçerisht.
Taksapagues te rregullt e kontribues real ne ekonomine e vendit, nuk u konsideruam .ne asnje plan.
Tatimet e taksat jo vetem nuk u falen, por as u konsiderua mundesia per ti shtyre ne nje kohe tjeter, ndersa prej disa ditesh kane nisur gjobat per te gjithe koleget te cilet per shkak te pamundesise, nuk munden ti shlyenin ne afat.
Pas afro 6 javesh ne karantine, askush nuk mundi te siguroje nje autorizim per te vijuar punen ndersa kerkesat e shumta drejtuar Ministrise se Drejtesise nga ana e DHAK, mbeten ne vesh te shurdhet.
Propaganda e autokracia po mbysin gjithshka ketu, ndersa biznesi posaçerisht po penalizohet ne dhjetra forma dite pas dite.
Ne jemi sot ne lufte jo me pandemine, por me pamunfesine per te ushtruar detyren, ne pamundesi reale financiare, perballe shurdherise e mungeses se suportit shteteror.
Asnje mundesi nuk kemi ne keto kushte te shlyejme detyrimet karshi shtetit ne kohe reale, ndersa e gjitha ç'ka na eshte ofruar si zgjidhje, nuk eshte e duhura kurrsesi.
Per kete arsye kerkojme nga ana juaj:
1. Adoptimin e nje plani masash per vijimin e nisjen e menjehershme te proçeseve gjygjesore e hetimore, perkundrejt te gjitha rregullave qe garantojne mosperhapjen e virusit.
2. Autorizimin e nje grupi eskpertesh te fushes per te hartuar e percjelle sa me pare nje raport te detajuar lidhur me masat qe duhen marre ne kete rast, duke u bere e mundur gjithashtu dizifektimi i ketyre ambienteve ne te gjithe vendin.
3.Vendosja e kamerave te sigurise ne gjykata e prokurori, per t'u bere e mundur kqyrja e respektimi i kushteve te percaktuara per kete qellim.
4. Te behet e mundur qe akte te veçanta, per çeshtje te caktuara kryesisht, te sigurohen nepermjet sherbimit postar apo postes elektronike, ne funksion te mbarevajtjes se proçeseve gjygjesore apo hetimore.
5. Te behet i mundur caktimi i orareve te pershtatshme nga gjykatat lidhur me proçeset gjygjesore, ne salla gjykimi, ne zbatim te rregullave perkatese, veç me prezencen e avokateve.
6. Te behet e mundur zhvillimi i proçeseve online, nepermjet platformave ZOOM, SKYPE apo Webex, duke rritur kesisoj efikasitetin e punes ne kete sektor kyç te vendit.
7. Te jepet menjehere kompensimi ne vlere financiare per çdo avokat ketu, sipas standarteve te vendosura, qe nga momenti i pezullimit te gjykatave. (10 mars 2020).
9. Te leshohen menjehere autorizimet (pa perfshire fashen e orareve ne to), per avokatet te cilet kerkojne e duan te vijojne pergjate kesaj periudhe aktivitetin e tyre.
10. Te drafttohen ne menyre urgjente ndryshime ne KPRC E KPRP, per ti hapur rruge proceseve me shkembim aktesh, proçeseve online gjithashtu.
Ne kerkojme te gjithe bashke, te rishqyrtoni menjehere vendimin tuaj, duke e rivleresuar kete te fundit permes nje plani te mirepercaktuar, ne rast te kundert kaosi dhe amullia do ti kaloje paskesaj kufijte e nje perceptimi normal.
Te gjithe bashke ne punojme ne nje terren te pasigurte e te veshtire, pa asnje garanci per jeten perveçse, ndersa avokatia eshte e neperkembur dhe e perbuzur sot nga ju.
Ne kerkojme ne menyre te menjehershme, te merrni masat e duhura ne mbrojtje te interesave tona, te jetes se familjeve tona posaçerisht.
Ne rast te mospermbushjes se ketyre kerkesave nga ana juaj, ne do te pershkallezojme masat tona me te gjitha format e menyrat e ligjshme.
Politiken e ndjekur me izolim e mbyllje te aktivitetit, jashte çdo standarti te pranueshem e pa asnje suport perveçse, do ta konsiderojme deri ne fund krejtesisht te papranueshme.
Mbetemi ne pritje te nje pergjigje te drejte dhe te shpejte nga ana juaj.
Me respekt.
Na shto tkeqen vllai dhe piken 11, nga i dashnore per koke deri nfund tvitit se spo gjejm mo rrugve
PërgjigjuSe pari ju avokatet vetem seksere jeni,sepse gjygjtaret degjojne vetem kuleten kur mbushet,se dyti,nqs do te humbasesh nje gjygj ,lere ne dore te avokatit dhe 100% e je te humbur Se treti ,si mund te zhvillohet nje gjygj nqs nuk jane te pranishme palet,dhe normal si mund te paraqitet ne gjykate pala nqs eshte pensionist dhe nuk mund te levize Çdo gjykim ne baze te kushtetutes eshte nul nqs personi ne gjykim nuk mund te paraqitet per arsye madhore
PërgjigjuSekseret miliardera kerkojne shperblim!
PërgjigjuPo I merni ne qafe hallexhinjte. Sikur 1 te jete me Covid19 ne hotel u infektuan edhe te tjeret. Karantinimi ne banesat e tyre eshte zgjidhja e vetme. Kodi Penal ndryshoj , keshtu qe karantinimi me hotel eshte teper I demshem.
Përgjigju