Muzeu i Fotografisë "Marubi" në bashkëpunim me Agjencinë Telegrafike Shqiptare çelën ekspozitën "Gjyqet", hulumtim i kuratorëve Zef Paci, Luçjan Bedeni dhe Lek Gjeloshi. Janë imazhe fotografike të shkrepura në periudhën politike (1945-1961), kohë kur diktatura komuniste shfaqte qëndrimin e saj agresiv e kërcënues kundrejt personave që kishin një qëndrim ndryshe, duke mbjellë frike e pasigurie.
“Kjo ekspozitë nuk duhet të shihet vetem si memorie, por dhe në aspektin kinematografik. Po ta shohim me vëmendje, në secalin prej mureve vendoset emri i kinemasë. Pra këto gjyqe janë bërë në disa salla kinemaje, si në kinema “Tomori”, “Kosova”, etj”, tha Luçjan Bedeni Drejtor i muzeut "Marubi".
Musine Kokalari, Lef Nosi apo At Anton Harapi, janë vetëm disa nga emrat mes 150 profileve të cilët shfaqen për herë të parë në një ekspozitë sa të rrallë aq edhe të ndjeshme dhe ku secili prej tyre mbart një histori.
“Në këto gjyqe, këta njerëz luanin jetën dhe vdekjen e tyre! Ajo ç’ka na bën përshtypje është se këta njerëz nuk e shikojnë fotografin. Ata përpiqen të mbrohen, pa e ditur se po fotografohen dhe kjo dallohet prej gjestikulacionit. Janë foto të bëra të gjitha nga i njëjti kënd fotografik. Ne nuk arritëm të gjejmë se kush është autori i këtyre albumeve. Pra është një krijese anonime”, u shpreh kuratori Zef Paci.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Muzeun "Marubi" të Shkodrës deri më 24 Mars të 2024-ës.
Pse beni ekspozite fotografie? Beni ekspozite me vendimet e gjukatave,beni publike dosjet gjyqesore,te mesojne te verteten me dosjet gjyqesore ,Jo me kujtimet e "konfliktit te interesit "e te "shitur pas te vjelave"?.Para Ca ditesh lexova kerkese te nje prifti perserites te mekatir te perfshirjes ne politike,per rejabilitimin e Pater Anton Harapit.I drejtohem direkt ketij prifti dhe atyre qe e propogandojne-"Rehabilitoni Edhe Hitlerin dhe Musolinin.Nuk Kane bere "asnje krim".Kane dashur te themelojne Europen e Bashkuar me forcen e armeve.Dilni ne rruge dhe therrisni Heil Hitler,si dikur pader Antoni" Sa antieuropiane Jane ATA austriaket qe ndaluan me ligj perdorimin e simboleve nazifashiste.
Përgjigjumedemek me ne fund PS fitoi Shkodren, Jo mor Jo Shkodra prape me te veten, as nuk ka ndryshuar mendjen, vete zeusi e quan te djathte kryetarin e shkodres, zeusi e shnderroi PS ne parti te djathte, asnje dallim nga te djathtat ne BE, shkodra akoma prape me Anton Harapin, kuislingun...
PërgjigjuPs nuk ka qene asnjihere e majte sepse nuk ka bere asgje per popullin por vetem per xhepat e veta or teeeejjjjj