Theo Jacobs, Elisabeta Imeraj

Gjyqi 3-ditor për Elisabeta Imerajn, ballafaqimi i fakteve për pasurinë dhe figurën, intriga, një histori bullizimi dhe dyshime për ‘komplot’! KPA vendim në 12 prill

1 Prill 2022, 17:29| Përditesimi: 1 Prill 2022, 20:51

  • Share

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vijojnë prej tre ditësh seancat gjyqësore për shkarkimin ose konfirmimin në detyrë të kryeprokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj. Shkalla e parë e Vetingut konfirmoi në detyrë Elisabeta Imerajn në prill të vitit 2021, me arsyetimin se përmbush të tre kriteret; ligjshmërinë e pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizimin. Por, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Komisioneri Publik kërkojnë shkarkimin nga detyra të kryeprokurores së Tiranës, me pretendimin se nuk përmbush asnjërin nga kriteret.

Kolegji mbylli sot shqyrtimin maratonë gjyqësor, ndërsa do të marrë vendimin përfundimtar në 12 prill 2022. Në seancën e sotme, Komisioneri Florian Ballhysa iu përgjigj 24 pyetjeve të prokurores Imeraj rreth konstatimeve për pasurinë dhe pastërtinë e figurës, duke i qëndruar kërkesës për shkarkim nga detyra. Nga ana tjetër, Imeraj parashtroi edhe një herë kundërshtimet e saj për çdo pretendim të Komisionerit dhe ONM. Elisabeta Imeraj shprehu bindjen se ky proces ndaj saj është i sajuar dhe orkestruar nga një dorë dashakeqe, bazuar në letra anonime, ndërsa tha se ka deklaruar me korrektësi pasurinë, ka plotësuar saktësisht formularin e pastërtisë së figurës dhe është e aftë profesionalisht.

Zonja Imeraj u shpreh sot se Komisioneri Publik duhej ta refuzonte rekomandimin e ONM-së për të ankimuar vendimin për konfirmimin e saj në detyrë. Imeraj ngriti dyshime për një intimidim të mundshëm të Komisionerit Publik nga ONM, duke sjellë në vëmendje se edhe anëtarët e KPK-së kanë bërë një letër publike, ku janë ankuar për presion nga vëzhguesi i më i famshëm ndërkombëtar, Theo Jacobs. 

Pastërtia e figurës

ONM dhe Komisioneri pretenduan në shkallën e dytë dhe të fundit të Vetingut se Elisabeta Imeraj ka fshehur faktin se ish-bashkëshorti i saj dhe vëllai i tij janë dënuar në vitin 2002 nga Gjykata e Romës me nga 8 vjet burgim dhe gjobë prej 55 mijë euro, për prostitucion dhe trafikim të qenieve njerëzore. Elisabeta Imeraj kundërshtoi gjetjen, duke theksuar se ish-bashkëshorti i saj dhe vëllai i tij janë shpallur të pafajshëm në Apel. Prokurorja ka pohuar se nuk ka qenë në dijeni të këtij procesi. Imerajt ka pohuar se legjislacioni përjashton nga përfshirja në krimin e organizuar individët, për të cilët ka vendim pafajësie të formës së prerë.

Pasuria

ONM dhe Komisioneri Publik theksojnë se Elisabeta Imeraj nuk ka deklaruar dy njësi 73 m2 dhe 61 m2, si dhe 1464 m2 tokë, si pjesë e regjimit martesor me bashkëshortin e saj, Agron Bajri, siç edhe është operuar zakonisht. Prokurorja Imeraj deklaron se pronat në fjalë janë pasuri apo të drejta të krijuara përpara lidhjes së martesës dhe si të tilla i qëndrojnë individualisht ish-bashkëshortit. Imeraj tha se nuk ka pasur asnjë të drejtë mbi këto pasuri. Prokurorja Elizabeta Imeraj theksoi se nuk ka pasur ndonjëherë pasuri në bashkëpronësi.

Komisioneri Publik ka hedhur poshtë pretendimet e Imeraj duke sjellë në një rast kartelën e një pasurie në bashkëpronësi, ku rezulton emri i prokurores. Ballhysa solli disa deklarata dhe kontrata ku prokurorja kishte pasuri në bashkëpronësi. Por, prokurorja ka pohuar se kjo kartelë pasurie nuk është e rregullt.

“Kartela e pasurisë nuk është e rregullt. Është false. Nuk është lëshuar nga ZRPP. Mban vetëm njërin pronar”, tha prokurorja.

Imeraj renditi një sërë kërkesash drejtuar Kadastrës, Gjendjes Civile e Tatimeve, ku me përgjigjet e këtyre institucioneve pohoi se provon se nuk ka zotëruar asnjëherë asnjë pronë, si dhe nuk ka rezultuar bashkëpronare në asnjë pasuri. Të njëjtat argumente u përsëritën edhe për një tjetër pronë në Mullet. Bëhet fjalë për 400 m2 tokë, pasuri të për cilën Komisioneri thekon se nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme dhe se nuk është deklaruar nga prokurorja në vitin 2007, kur janë fituar këto pasuri.

Elisabeta Imeraj ka deklaruar se nuk ka pasur as të drejtë pronësie dhe as detyrim për të deklaruar dhe justifikuar këto pasuri. Por, Komisioneri Publik solli një kontratë të vitit 2012, ku kjo pronë ishte shkëmbyer me 2 500 m2 tokë tek Fusha e Aviacionit në Tiranë. Në këtë kontratë ishte vendosur firma e prokurores, sipas Ballhysës, si bashkëpronare. Komisioneri tha gjithashtu se Imeraj e kishte deklaruar edhe në vitin 2012 në bashkëpronësi tokën 2 500 m2 tokë tek Fusha e Aviacionit në Tiranë.

Elisabeta Imeraj u përgjigj duke thëne se firma e saj ishte një gabim noterial dhe pakujdesi nga ana e saj.

“Është gabim noterial. Por, edhe pakujdesi nga ana ime. Kur është bërë shkëmbimi, është bërë si pasuri individuale. Nuk ka asnjë pasuri te padeklaruar prej meje”, tha prokurorja.

Në vitin 2008, Elisabeta Imeraj deklaron dy apartamente në bashkëpronësi me sipërfaqe 66 m2 dhe 70,4m2 në Tiranë, me burim një kredi 100 mijë euro. Sipas Komisionerit Publik dhe ONM-së, prokurorja Imeraj nuk ka burime ndër vite për të pagua këstet e kredisë, ka bërë deklarime të ndryshme për këtë pasuri në deklaratën e vitit përkatës në raport më deklaratën e firmosur për Vetingun, ka bërë deklarim të pamjaftueshëm etj. Në përgjigjen e saj, Elisabeta Imeraj tha sot se nuk i kuptonte pretendimet e Komisionerit për këtë pasuri, pasi është e mbuluar me kredinë e deklaruar.

Në vijim, Komisioneri gjeti si pasuri problematike blerjen e një apartamenti në Tiranë, me sipërfaqe 73 m3, deklaruar një herë në vlerën 500 000 lekë dhe një herë 3.900.000 lekë, dhe rivlerësuar 140 mijë euro. Sipas Komisionerit, prokuroja nuk e justifikon me burime të ligjshme blerjen e kësaj pasurie.

Elisabeta Imeraj tha se nuk ka lidhje me këtë pasuri dhe se sot nuk e di se kush jeton në këtë apartament. Prokurorja tha se kontrata është bërë mes ish bashkëshortit të saj dhe vëllait të tij, me qëllim për ta përdorur këtë pronë si kolateral për kredinë.

Komisioneri ngriti pretendime se Elisabeta Imeraj nuk kishte të ardhura për shlyerjen e parakohshme të një kredie 20 milionë lekë të vjetra që e kishte marrë në vitin 2006, nuk justifikon një kat të deklaruar në një ndërtesë 5-kate dhe se nuk ka paguar taksa për të ardhurat nga qiratë, pretendime këto që të gjitha të kundërshtuara nga prokurorja.

Profesionalizmi

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Komisioneri Publik, sa i takon aftësive profesionale, kanë konstatuar se Elisabeta Imeraj se dy çështje që ka pasur në dorë i ka transferuar për për moskompetencë, çka ka sjelle zvarritje dhe pamundësi ankimimi, duke favorizuar pozitën e personit të hetuar. Elisabeta Imeraj u shpreh se kishte përfaqësuar në ish-Gjykatën e Krimeve të Rënda më shumë se 100 çështje me rreth 160 të pandehur, ku vetëm në tre raste ishte dhënë pafajësi. Ajo kërkoi që dosjet e saj të vlerësoheshin në tërësi. 

Një histori bullizimi dhe hakmarrje

Kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj, duke iu referuar të dhënave në një dosje penale, nxori në pah angazhimin e anëtares së Vetingut, Genta Bungo, duke dhënë udhëzime dhe opinione kundër saj, madje duke bullizuar. Imeraj paraqiti disa mesazhe të Bungos, me një punonjëse të Vetingut, ku përçmonte prokuroren Imeraj edhe për origjinën e saj nga Tropoja. 

“Çfarë pune kam unë që po më ngatërron me Elisabeta Imerajn? Tentativat e saj për të penguar komisioneren i dinë edhe muret e komisionit. Ça të duhet, një maloke më pak? Pupupupu! Unë u largova se ajo ishte eprorja ime”, thuhet në mesazhin e Bungos, i pretenduar nga Elisabeta Imeraj.

Kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj pretendon se urrejtja e Genta Bungos ndaj saj buron tek një konflikt i vitit 1999 mes Bungos dhe ish-bashkëshortit të saj Argon Bajri, kur ai kishte qenë student dhe ishte përjashtuar prej saj.

Historia me ish vëzhguesin ndërkombëtar Hans Kijlstra

Vëzhguesi i Theo Jacobs ka akuzuar Elisabeta Imerajn se qëndron pas përgjimit, shantazhit dhe kërcënimit të vëzhguesit tjetër ndërkombëtar, Hans Kijlstra, i cili për shkak të kësaj situate u larguar nga Shqipëria. Sipas Theo Jacobs, Imeraj kishte vënë njerëz ta ndiqnin dhe ta fotografonin Hans Kijlstra, përfshirë pretendimin se kishin foto komprometuese ndaj tij për një histori rozë.

Elisabeta Imeraj i ka hedhur poshtë këtë pretendime. Ajo ka deklaruar se nuk ka asnjë provë, asnjë fakt dhe asnjë rrethanë për përfshirjen e saj. Pretendimet janë bazuar në letrën e Rrahim Shehut, një emër i rremë i përdorur me gjasë nga një denoncues anonim. Këto pretendime, sipas saj, mbeten pa asnjë të dhënë tjetër me vlerë provuese. Në këtë konkluzion në fakt ka dalë edhe Komisioni i Vetingut i shkallës së parë.

Nga ana tjetër, Theo Jacobs është ndalur tek dorëheqje e ish-relatores Etleda Çiftja, e cila shprehej se kërkonte të tërhiqej pasi 7-8 persona i ishin afruar për t’i kërkuar qëndrim më fleksibël në çështjen ndaj Imerajt. Por, Imeraj ka theksuar se nuk ka asnjë provë dhe rrethanë për këtë pretendim. Gjatë seancës së sotme, Imeraj shprehur habi mbi justifikimin e Etleda Çiftjas për t’u tërhequr si relatore e çështjes.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka ngritur dyshime edhe sa i takon divorcit të prokurores Elisabeta Imeraj me bashkëshortin e saj në vitin 2019. Sipas ONM divorci “ka qenë fiktiv, si një përpjekje për të distancuar veten nga veprimet e paligjshme të ish bashkëshortit e për ta shmangur këtë të fundit si objekt i kontrollit nga procesi i rivlerësimit”.

Elisabeta Imerajn ka deklaruar se divorci nuk ka asnjë lidhje me Vetingun, për me arsye të tjera, të cilat nuk ka preferuar t’i ndajë me publikun. Pretendimet e të dy palëve do të ‘peshohen’ dhe shqyrtohen nga KPA-ja, dhe në fund do të vendosë për konfirmimin në detyrë të Elisabeta Imerajt ose shkarkimin e saj nga detyra.

Denoncimi i një të sëmure mendore kundër Imerajt 

Procesi ndaj Elisabeta Imerajt u vesh me hije dyshimi kur në pah doli një denoncim kundër saj, i cili ishte bërë nga një e sëmurë mendore. Zonja Imeraj tha gjatë seancës gjyqësore se vëzhguesi Theo Jacobs, në argumentimet e ti,j paraqiti edhe e-mail-in e një zonje, e cila i shkruante Theo Jacobsit mbi disa ryshfete të supozuara të prokurores Imeraj.

Në fakt bëhej fjalë për një grua, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.
E.F ka punuar më parë në Ministrinë e Mbrojtjes, por është për shkak të shfaqjes së problemeve është larguar nga puna. Që prej asaj kohe, ajo ia ka kushtuar kohën denoncimeve.

Vitet e fundit ajo që qenë denoncuese në vazhdimësi të qindra personazheve publikë në vend, mediave etj etj. E.F shprehet në halucinacionet e saj se ka një listë me qindra personazhe ku nuk shpëtojnë drejtuesit e shtetit shqiptar, ambasadorët, artistë apo edhe politikanë të huaj si presidenti i Kinës Xi Jiping, duke e akuzuar atë si personin që e helmoi me koronavirus, apo edhe krijues e Facebook Mark Zuckebergun. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxx.: 08/04/2022 16:06

    I ka ikur koha ketyre prokuroreve se kane zhvilluar ceshtjet sipas interesit tyre duhen zevendesuar me te rij

    Përgjigju
  • Bledar Dumani: 02/04/2022 16:48

    Kjo eshte mikesha me e forte e Shkelzen Berishes dhe Shefqet Kastratit, te gjitha poshtersite qe ka bere dhe vazhdon ti beje i ka me porosi nga keta te dy!! Nuk ka nevoje per seanca kaq te gjata maratone per te dale ne konkluzion per nje te korruptuar te kalibrit te saj me burre tutor femrash ne Itali dhe me kaq shume prona te pajustifikuara… Sa mire qe tek ne ka ardhur nje Teo Jacobs qe te arrihet rezultati i largimit te kesaj kellire nga sistemi i drejtesise! Qe te kuptohemi me mire shikoni se si i ka heshtur te gjitha mediat dhe nuk gjen askund asgje per cka ndodhur keto dy dite me kete palaco!

    Përgjigju
  • lule: 02/04/2022 14:07

    Zonja Imeraj nuk ka prova e fakte dhe mban njerez te pafajshem ne burg, pse nuk quhen keto dhe te lirohen njerezit, pse duhet te besohen pretendimet e zonjes Imeraj nuk ka fakte per te provuar korrupsionin e saj??

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 02/04/2022 10:41

    Prokurorja Imeraj duhet shkarkuar menjëherë.Ajo dhe Besim Hajdarmaraj me USTA Tik Llallën kan mbrojtur berishizmin 30 vjet pa ndëshkuar.Kjo prekurore ka pasur shumë dosje në dorë dhe i la pa gjykuar për 30 vjet.Rasti fundit me gjyqtarin që gjykoi ligjërimin e Saliut si parti është skandaloz.Gjyqtari deklaroi se është në konflikt interesi më S.Bershën pasi gruaja e tij ka qënë sekretare Saliut dhe kjo E.Imeraj nuk e zëvëndësoi qëllimisht për të prurë Sb në pushtet duke dëmtuarë PD-në dhe vëndin me Sb Përbindëshi më të madh në planet. -Nëse nd/Kombëtari Theo Jakobs nuk do ishte në veting..të gjithë hajdutët e kriminelët e Drejtësisë do të ishin detyra.

    Përgjigju
  • Katarakti: 02/04/2022 10:13

    Do te mjaftonte mbyllja e sulmit te Saliut kunder Lulit ne seline e PD,qe u mbyll pa asnje problem,qe te thuhet se po kjo eshte nje e shitur tek politika! Po kjo eshte nje malesore e pakulturuar! Cfare drejtesie do te jape kjo,vegel e c'dokujt?

    Përgjigju
  • Iris: 02/04/2022 01:12

    L.O.L! Mbrojtja dhe justifikimet e E,Imerajt jane qesharake.Kur flitet qe T.Jacobs u ka bere presion gjyqtareve te Vetingut,ka pasur shume te drejte qe t'i presiononte,se ketyre taneve u <<dridhet zemra>>,rrezik te lejonin te kalonin me teper nga keta figurat e dyshimta.Sa prej ketyre kaluan shkallen e pare dhe u dogjen ne apelim?Kur flet per pasurite e bashkshortit si te krijuara para martese dhe se ajo nuk paska pjese,ndoshta dikush duhet t'i kujtoje zonjes qe kur martohesh te dy keni te drejte per pjese nga pasuria e njeri-tjetrit,po keshtu dhe pas divorcit.Nuk ke te drejte vetem nese para martese ke hequr dore me vendim avokati nga pjesa qe ju takon nga pronat e partnerit.Pastaj si eksperte ne detyre,pse prite deri tani dhe i mbaje akoma keto kartela pasurie /fallco/?!Ju jeni artista fare,kur behet fjale per pasurite tuaja.Si shpjegohet nje <<gabim noterial>> dhe nje <<pakujdesi>> e denje per nje fillestare ne vitin e pare te punes,por jo per nje eksperte drejtesie me vite te tera eksperience?!Kur merr nje hua,kredi per te blere shtepi,bankat me pare te kontrollojne te ardhurat,pastaj te miratojne kredine,sepse rrezikojne,kesaj ia paskan dhene kredine pa e kontrolluar nese ka mjaftueshem para te bleje dhe tani dalka qe te ardhurat e saj s'mjaftokan?Si i kane rene ne dore mesazhet me zyrtareve te Vetingut,ku e perflasin?Edhe per kete nuk e ka pyetur njeri.Si i shpjegon Imeraj qe njerez te panjohur u bejne presion zyrtareve te Vetingut per t'a trajtuar me /fleksibilitet/ pikerisht kete gjyqtare? Sikur te ishte ne hetim ndonje politikan,presionet nga fanatiket e ndjekesit e tyre mund te ishin te kuptueshme e te natyrshme,po kush na qenka Imeraj qe na paska /militantet/ e saj? Sa per <<divorcin>>.L.O.L.!Edhe nje shoqja ime qe jeton ketu ku jetoj une, <<divorcin>> nga bashkshorti e mendoi si mundesi per te evituar nje bille te larte dentisti,sepse zbuloi qe i leverdiste me mire te dukej si singel,se sa e martuar para inshurences mjekesore.Po kesaj E.Imeraj cila dhemballe <<i dhemb>>?

    Përgjigju
  • Eva: 02/04/2022 00:55

    Kjo vetem me justifikimet qe ka dhene tregon se sa "afte" eshte! Si nje juriste mund te hedhi firmen poara noteres pa lexuar dokumentin. Ate dere qe kjo ka hyre e njohin deri matane detit se kush jane, deri neper zyrat e e imigracionit ne Europe ju ka dale emri.

    Përgjigju
  • zonja "Hekur i ndryshkur": 02/04/2022 00:34

    Mjafton te shohesh mënyrën se si përgjigjet e te kuptosh sa arrogante ësht,por mbi te gjitha,çfar ankthi e ka kapluar.

    Përgjigju
  • Jo deri ketu shoku Vojsave: 01/04/2022 21:13

    Ah more shoku Vojsavi! Nuk e di se nga ia vute emrin Zonja e Hekurt pervec etiketimeve te mediave qe mbeshteten nga Lala dhe Lali, por jonderi ketu se ka nje kufi edhe spekullimi. Se kush esht kjo zonja pyet ata qe kan pat rastin te provojne mbi shpine padrejtesit e ksaj qe spyt as per ligj e as per rregull por ban si i thote mendja dhe si i thone interesat. Mos hy ne gjynaf kot duke bere histori tropoje e histori familje qe skane lidhje. Pyet ata te munduarit se cfare kan heq e pastaj duke fillu na ata qe u arrestuan per tvsh dhe lane leshte derisa i nxori e pastaj me radhe ngjarja e bllokit, unaza, neret per partite dhe oligarket sipas porosive e dreqi e i biri. Prokuroria per ket eshte pron private qe e ban si i do qejfi. Zoti e baft mire skam ca them tjeter

    Përgjigju
  • VOJSAVA: 01/04/2022 20:08

    Elizabeta Imeraj eshte nje aset i çmuar i drejtesise shqipetare. Eshte krenari e vendlindjes se vet Betyçit te Tropojes. Ajo e ka ngritur me lart shkelqimin e familjes se vet,nje nder me te nderuarat ne Malsine e Gjakoves,me vlera dhe kontribute te larta atedhetarie, me gjyshin dhe stergjyshin e saj deshmore te Atedheut…Shikoni ju komisionier nivelin e arsimimit dhe rezultatet nga klasa e pare fillore e deri ne magjistrature, dhe po gjetet vetem nje note 9 shkarkojeni menjehere! Profesionalizmi? Nga 160 te pandehur qe ka derguar ne gjykate, vetem tre kan marre pafajsi… Shikoni çeshtjet qe i jane ngarkuar te hetoi, jo patate te nxehta, por bomba kan qene dosjet e krimit, qe kjo Shote e vertete eshte perballur me super krimin e organizuar deri ne sferat e larta te politikes…Figura e saj ne çdo drejtim shkelqen si bora mbi Tomorr!! Akuzat me te cilat kerkohet te shkarkohet jane aq absurde sa dhe groteske..Nje turp i madh per ata komisionier dhe ate organ, prej te cilit presin drejtesi gjithe shqiptaret! Koken lart me krenari dhe dinjitet zonja e hekurt Elizabeta Imeraj!!

    Përgjigju
    • shefi i nr 1: 02/04/2022 12:59

      e ke shkruajtur komentin me daten e 1 prillit e do te thote qe cfar ke shkruar esht genjeshter apo ironi un nje gje nuk kuptoj.ti vojsava si femer qe je po te kishte rrembyer e nxjer ne rruge per prostitute ai burri i kesaj si do flisje sot? ti nje burre qe meret me keto lloj punesh e mban per bashkshort? e mos me thuaj qe prandaj e ka ndare se te ishte keshtu nuk ishte martuar me ate hale njeri ...por kjo e dinte cfar bente por i pelqenin leket e gjakut e te shfrytezimit dhe tani kjo bastardja na hiqet e ndershme ik oj sava e futi nji byrek e leni komentet dhe opinionet mbi njerez qe meritojne burgun ...per mos te thene gjera te tjera

    • Luan: 01/04/2022 20:56

      Shume e pergatit eshte dhe aq shume e do zanatin sa divorcoi burrin me letra meqe eshte kokrra kriminelit. Sa e afte qe eshte kjooooo aftesi e pampame kjo qysh ne fakultet qe e njeh ish burrin kur grushtonte antaren e KLP Bungo dhe me pas as e dinte fare ca kishte per burre. Por sapo doli puna vetingut, te gjithe prokuroret dhe gjyqtaret u turren neper notere duke falsifikuar dynjane dhe kaluar mutingun, kjo i ra shkurt: divorcoi burrin!!!

    • Ppp: 01/04/2022 20:53

      Po po bytyci, agron bajri, fshataret qe u bene me miliona euro prona qe skane pas buke te hane dhe sot veshin emenergildo zzegna. ???????????? sua mban as mediave me shkrujt se jane blere dhe censuruar.

  • Drini: 01/04/2022 18:56

    Burri i denuar per trafik droge dhe prostitucion dhe eshte Prokurore e Tiranes ? Kjo qenka e papame

    Përgjigju
  • ditar: 01/04/2022 18:08

    Kjo Imeraj eshte mafie e shkalles super te larte, gjarper i temershem.... Nuk meriton te jete ne drejtesi sepse eshte e zonja per manipulim te streholluar per cdo ceshtje.... Eshte vampir dhe kete e ka te portretizuar....

    Përgjigju
  • LORA: 01/04/2022 18:06

    Faleminderit Theo Jacobs dhe ONM. Kur te flaket nga sistemi i drejtesise kjo dhe elisabetrat e tjera,,,atehere do ngrihet ne kembe shteti shqiptar i se drejtes. Me shume shprese pres 12 prillin .

    Përgjigju
  • Sfk: 01/04/2022 17:51

    Gjithë këto fakte flagrante dhe kryeprokurorja ende vazhdon të këmbëngulë se gjithçka është në rregull! Është një turp i madh kokëfortësia e saj,mungesa e ndërgjegjes profesionale dhe personale dhe shantazhet e kryera. Një orë e më parë duhet shkarkuar. Këto janë turpi i Shqipërisë dhe gangrena e sistemit të drejtësisë.

    Përgjigju
    • Jakobsi: 02/04/2022 15:26

      Mereni ke nenat e juaja Jakobsin se ju ben llape e ndoshta ju jep ndonje euro,se ka me shumice.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?