Luan Daci

Gjyqi i anëtarit të KPA-së Luan Daci, më 29 tetor do të ballafaqohet me të shkarkuarit nga vettingu

25 Tetor 2020, 15:15| Përditesimi: 25 Tetor 2020, 15:24

  • Share

Gjykata e posaçme kundër krimit e korrupsionit nis gjykimin e anëtarit të kolegjit të posaçëm Luan Daci me akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Report Tv mëson se në seancën e mbajtur më 23 Tetor ditën e premte Daci ka qenë në gjyq ku është njohur edhe me kërkesën e prokurorisë për të thirrur si dëshmitarë tre të shkarkuarit nga vettingu.

Report Tv mëson se gjykata ka pranuar kërkesën dhe më 29 tetor në seancën e radhës pritet që Besnik Cani, ish anëtari i këshillit të lartë të prokurorisë, ish prokurorja Antoneta Sevdari dhe ish Gjyqtari Ervin Metall të dëshmojnë kundër Dacit.

Këta janë edhe tre kallëzuesit e Dacit të cilët vunë në lëvizje SPAK për të hetuar anëtarin e vettingut për falsifikim të dokumenteve me qëllim fitimin e postit si gjyqtar i posaçëm i kolegjit të apelimit.

Komento

Komente

  • soni: 25/10/2020 17:09

    O SPAK je ngritur per tu marre me politikanet dhe gjyqtarwt e korruptuar qe po heq vetingu dhe jo me krunde. deshmitaret ama i paske zgjedh te paanshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?