Në Fairfax County të Virxhinia, po mbahet një nga gjyqet më të bujshëm mes dy aktorëve të famshëm Amber Heard dhe Johnny Depp, ku në lojë janë miliona euro që palët i kërkojnë njëri-tjetrit.
Në dëshminë e saj aktorja Amber Heard, tregoi tmerrin sipas saj që kishte përjetuar nga aktori Johnny Depp. Ajo shpërtheu në lot teksa tregonte se Depp e kishte kërcënuar se do ta vriste me një shishe. Ndër të tjera, ajo tregon se aktori i futi shishen e alkoolit brenda në vaginën e saj.
“Nuk e dija nëse shishja që ishte brenda meje ishte thyer. Nuk mund ta ndjeja. Nuk mund të ndjeja asgjë”, tha ajo.
Ngjarja e rëndë sipas sasj ndodhi në mars 2015, ndërsa çifti i atëhershëm i martuar po qëndronte në Australi , ku Depp po xhironte pjesën e pestë të ekskluzivitetit të filmit “Pirates of the Caribbean”.
“Unë nuk e di se sa kohë kaloi, por në një moment, ai kishte një shishe të thyer në qafën time dhe më tha se do të më priste fytyrën”.
Aktorja dëshmoi mes lotësh se Depp i kishte grisur këmishën e natës dhe kishte goditur me grusht murin gjatë përleshjes. Pas kësaj kishte ndodhur akti i tmerrshëm.
shishen hallall fantasy play. hahahahah
Përgjigju