Në seancën gjyqësore në ngarkim të ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu është dëgjuar dhe inxhinieri Ismet Devolli i cili ka punuar në ministrinë e Mbrojtjes në periudhën 1996 – 1997. Ai ka treguar si është thirrur në zyrë nga sekretari i përgjithshëm së bashku dhe një inxhinier dhe 2 oficerë dhe u është kërkuar të nxjerrin koston e demontimit.
“U thashë që kostot nuk i nxjerrim dot ne” tregon ai për gjykatën.
Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes kishte përgatitur një strategji për demontimin dhe ishte ngritur bordi i demontimit.
Vetë Devolli ka pranuar se nuk kishte eksperiencë për demontimin e municioneve.
" Katër anëtarë kemi qenë në grup, por Kol Lekgjonaj nuk ishte në komision për çmimet e municioneve. Materiali që kam përgatitur nuk përllogariste kostot e demontimit. Ne nuk ishim në gjendje të përcaktonim kostot e shpenzimeve’ tha ai.
Lajmi kryesor:
Gjyqi i Mediut për masakrën e Gërdecit/ Dëshmojnë në GJKKO ish-punonjës e ish-ushtarakë: Në fabrikë kishin rënë zjarre disa here! Çmimi i fishekëve u dha me letër jo zyrtare
S.G/ReportTv.al