Kronikë

GJKKO ndan dosjen e 'Sterilizimit', Beqaj gjyq i zakonshëm, 8 të tjerët gjykim të shkurtuar! Ish-ministri: Inkuizicion pa prova ndaj meje

28 Maj, 13:43| Përditesimi: 28 Maj, 17:50

  • Share

Tiranë- Gjykata e Posaçme ndan dosjen e Sterilizimit, ku 8 nga të pandehurit do procedohen me gjykim të shkurtuar pasi iu pranua kërkesa e bërë prej avokatëve dhe vetëm për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, do të zhvillohet me procedurë të zakonshme.

Mes atyre që përfituan gjykimin e shkurtuar janë ish-zv/ministri Klodjan Rrjepaj, biznesmeni Ilir Rrapaj dhe 6 zyrtarët e tjerë të dikasterit. As Beqaj dhe as avokati i tij nuk kishin bërë kërkesë për gjykim të shkurtuar.

Sot (27 maj), në seancën e radhës për gjyqin mbi dosjen e Sterilizimit me vlerë 100 mln euro në Gjykatën e Posaçme, i pranishëm ka qenë si i pandehur edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, që në këtë proces ndiqet në gjendje të lirë, por është i arrestuar për fondet e ‘SASPAC”.

Gjatë seancës, ku SPAK ka 9 persona të pandehur në dosje, ka folur edhe vetë ish-ministri, që pretendoi se është i pafajshëm, duke u bazuar tek një vendim i mëparshëm i ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërsa pretendoi se po akuzohet dhe gjykohet për vjedhje, por pa shifër, duke e cilësuar procesin edhe si 'inkuizicion'.

Ai vuri theksin te “parimi i gjësë së gjykuar”, duke artikuluar edhe një vendim pushimi të Prokurorisë së Tiranës më parë dhe që për të “janë pafajësi”, bazuar edhe te vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë.

“I kërkova SPAK-ut të më japë një vendim të ish-Krimeve të Rënda, që e ka në arkivë. 5 herë e kam kërkuar dhe s’ma dhanë, e mora tek Kuvendii se ja kishin çuar Komisionit Hetimor. Ai vendim dhe vendimi i Prokuorisë së Tiranës, per mua janë pafajësi sipas parimit të gjësë së gjykuar. Ka dhe vendime unifikuese të Gjykatës së Lartë”, u shpreh ish-ministri në gjyq.

Beqaj ka vijuar të argumentojë se nuk ka shifra dhe të dhënat ishin kontradiktore në dosje dhe vendimin paraprak.

“Akuzohem për vjedhje, por s’ka shifër, SPAK nuk ka bërë arsyetimin e akuzës së re që e pranoi nga gjykata. Ne nuk jemi sekonda, jeta jonë nuk është sekond për gjykim të shkurtuar”, u shpreh ai.

Kurse prokurori i SPAK Edvin Kondili pretendoi se “vendimi i gjyqtarit te seances paraprake i ka të gjitha momentet”.

Por ish-ministri kundërshtoi përsëri:

“Ndjesë prokuror, vendimi i gjyqtares së seancës paraprake ka të dhëna kontradiktore, ndaj kërkova të shpallet i pavlefshëm”.

Madje Beqaj shkoi edhe më tej, duke pretenduar se ndaj tij po bëhej ‘inkuizicion’.

“Vazhdimi i këtij procesi gjyqesor nuk është gjë tjetër, veçse vazhdim i inkuizicionit ndaj meje”, tha ai.

Pas debateve, Gjykata u tërhoq edhe për vendim, lidhur me ndarjen e çështjes për të pandehurit që kanë kërkuar gjykimin e shkurtuar.

Dhe pasi dëgjoi argumentat e palëve vendosi ndarjen e dosjes dhe pranimin e kerkësës së 8 të pandehurve për gjykim të shkurtuar, teksa vetëm ish-ministri Beqaj do vijojë me procedurë të zakonshme.

Me gjykim të shkurtuar:
-Klodian Rrjepaj
-Ilir Rrapaj
-Matilda Serjani
-Samir Kadiu
-Petraq Mersini
-Arben Gjata
-Genci Byrazeri
-Naila Ajazi

Në këtë proces janë të arrestuar që prej nisjes së hetimit ish-zv/ministri Klodjan Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, ndërsa ka edhe 6 zyrtarë të tjerë të pandehur qe procedohen në gjendje të lirë.

Edhe në seancën e fundit të 21 majit, ish-ministri Ilir Beqaj ka kërkuar në sallën e gjyqit pushimin e menjëhershëm të çështjes penale ndaj tij dhe shpalljen e pavlefshmërisë së vendimit të gjyqtares paraprake Enkeleda Davidhi. Beqaj është shprehur më tëj se kësaj dosje nuk duhen t'i referohen si e "Ilir Beqajt dhe të tjerët", ndërsa ka theksuar se synon pafajësinë dhe se kjo është anormale. Ish-ministri ka thënë po ashtu se vendimi i datës 23 janar 2025 përmban të dhëna dhe informacione të rreme, dhe se procedimi penal ndaj tij nuk duhej të kishte nisur.

Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. 

Pjesë nga fjala e Beqajt në seancë

1.   Eshte tashme e provuar se hetimi dhe akuza e ngritur nga SPAK, ne kuader te proçedimit penal 13/2020 lidhur me kontraten koncesionare te furnizimit te instrumentave kirurgjikale, ndaj personit tim, eshte plotesisht i paligjshem bazuar ne parimin e gjese se gjykuar.

2.   Kete fakt e konfirmon qartazi analiza e anes objektive dhe subjektive qe prokurori EB i Prokurorise se Tiranes dhe prokuroret KB dhe AÇ te Prokurorise se Krimeve te Renda kane bere ne vendimet respektive te pushimit te ceshtjeve penale, i pari ne 19.09.2016 dhe te dytet ne 05.06.2017.

3.   Ne vendimet e arsyetuara te sipercituara, prokuroret shprehen se procedura e dhenies se koncensionit eshte kryer ne perputhje me ligjin.

4.   Keto vendime te arsyetuara kane marre forme te prere, duke permbushur keshtu te gjithe elementet e parimit te gjese se giykuar. Jane vendime te bera publike qe konfirmojne pafajesine time.

5.   Prej 18 muajsh i kemi kerkuar SPAK te na vendose ne dispozicion kopje te vendimit te 05.06.2017, por per fat te keq dhe ne shkelje te hapur te procedures, ende nuk kemi mundur te marrim asnje kopje.

6.   Megjithate, pavaresisht moszbatimit haptazi te ligjit nga ana e SPAK, ne kemi mundur te sigurojme zyrtarisht kopje te ketyre vendimeve nepermjet Kuvendit te Shqiperise si rezultat i materialit te administruar ne kuader te Komisionit Hetimor Parlamentar me objekt kontratat koncesionare te Ministrise se Shendetesise. Rezulton qe Kuvendi i ka marre nga SPAK. Keto vendime jane prove e pakundershtueshme e pafajesise sime si dhe e pajigjshmerise absolute te ketij procesi.

7.   Mosdhenia nga SPAK e vendimit te 05.06.2017 eshte komponente e nje procesi te parregullt ligjor, ndersa mos marrja ne konsiderate e dy vendimeve te pafajesise sime, ne fuqi ne momentin e regjistrimit te procedimit penal 19/2020, eshte cenim i sigurise juridike.

8.   Per rrjedhoje, regjistrimi i procedimit penal 13/2020 eshte nje akt i pavlefshem. Te gjitha hetimet jane te pavlefshme, si dhe kerkesa e SPAK per dergimin e çeshtjes ne gjyq e dates 29 mars 2024 eshte nje akt i pavlefshem.

9.   Vazhdimi i ketij procesi gjyqesor nuk eshte gje tjeter vecse vazhdim i inkuizicionit ndaj meje

lajm në përditësim....

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?