Kronikë

Gjyqi i sterilizimit/ Shtyhet seanca e parë për Beqajn, avokati kërkon aktin e rikualifikimit të akuzës! Ish-ministri-Prokurorit: Pse nuk e nisët?

27 Shkurt, 11:11| Përditesimi: 27 Shkurt, 11:15

  • Share

Shtyhet seanca e parë në themel për ish-ministrin Ilir Beqaj dhe personat e tjerë në lidhje me dosjen e sterilizimit. Shkak për shtyrjen u bë një kërkesë e avokatit të Beqajt, pasi ende nuk iu është vënë në dispozicion vendimi për rikualifikimin e veprës penale, nga ajo e vjedhjes, në vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Seanca e radhës ne date 13 mars në orën 12 e 30.

“Kërkojmë aktin e shkruar nga ana e prokurorisë për rikualifikimin e akuzës. Ne nuk e dimë qëndrimin e Prokurorit lidhur me ndryshimin e akuzës nga shpërdorimi i detyrës në vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Nga bashkëpunimi i thjeshtë në një formë më të lartë, ajo e grupit të strukturuar kriminal”, tha Ermal Yzeiraj, avokati i Beqajt.

“Deri dje pyeta ata të administratës në Durrës, por më thanë s’ka ardhur. Nisët një vendim të dhjetorit por jo rikualifikimin e akuzës”, tha Beqaj.

Beqaj - Prokurorit: Pse s’e nisët?

Prokurori Edvin Kondili: Në dukje kjo është kërkesë për marrje vendimi, por në fakt në thelb është për shtyrje. Ndaj, kërkoj pezullim të afateve të paraburgimit dhe të arrestit shtëpiak për të pandehurit.

lajm ne perditesim...

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?