TIRANË- Në një nga 'Foltoret' e tij, Sali Berisha deklaroi se gjykatësi në Paris ka pranuar padinë e tij nga sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken për shpifje, pasi e shpalli 'Non Grata'. Sot Berisha tha se miqtë e tij e kanë informuar se Blinken nuk ka çuar asnjë provë, megjithatë, gazetari Albi Xhunga ka sqaruar të vërtetën e pranimit të padisë së Sali Berishës në gjykatën e Parisit.
“Unë kontaktova zyrën e shtypit të tribunalit të Parisit për të marrë informacion për çështjen e Sali Berishës. Fola me një magjistrat të ngarkuar në marrëdhëniet me shtypin. Zotëria më shpjegoi se procedura ka tre faza. Depozitohet dosja, më pas personi që ka depozituar dosjen merr njoftimin se dosja u pranua nga gjykata, pro kjo nuk do të thotë se çështja do gjykohet në themel. Nëse kjo çështje do trajtohet apo hyn në kompetencat e gjykatës së Parisit vendoset pastaj. Ky është një shërbim për qytetarët francezë. Berisha arsyeton se krimi ka ndodhur në internet dhe internet ka në Francë. Jemi thjesht në fazën që çështja është protokolluar, nuk ka asnjë më shumë”, tha gazetari.
Më tej, Albi Xhunga ka shtuar se në njoftimin e Sali Berishës kishte dy probleme, e ndërsa është ndalur në një analizë të detajuar.
“Ai thotë se gjyqtari ka pranuar çështjen. Po cili gjyqtar? Gjyqtari ka një emër. Gjyqtari i pretenduar i Sali Berisha nuk mund të identifikohet. Çështja ka vajtur deri në Amerikë, por mediat i referohen deklaratave të Sali Berishës. Nuk është Berisha që i bën thirrje Blinken për të paraqitur prova, por është gjykata që i kërkon ato prova, nëse vendos të marrë në shqyrtim çështjen” Interesant është fakti se asnjë nga mediat apo autoritetet amerikane nuk ka kërkuar informacion pranë gjykatës lidhur me rastin, duke lënë të kuptohet se është një çështje pa interes për ta. Asnjë autoritet apo media amerikane nuk është interesuar në zyrat e kësaj gjykate për të marrë informacion për këtë çështje. Vetëm një media franceze ka kërkuar informacion. Do ketë një shqyrtim paraprak, ku do të vendoset nëse dosja do të pranohet për gjykim apo jo”, u shpreh Xhunga.
Më 20 maj, pas u shpall 'Non Grata', ish kryeministri Sali Berisha njoftoi se ka vendosur të hapë një proces gjyqësor për “shpifje”, ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, pasi “për arsye që janë tërësisht të panjohura për mua, Sekretari i Departamentit të Shtetit ka publikuar dje, pa asnjë paralajmërim dhe në mënyrën më të papritur, më shpifëse, vlerësime të gënjeshtërta për personalitetin tim”.
po kshu ka hecur perpara gjithmon ky p.dh robsh duke genjyar neper tv e injorantet e besojne dhe kush e kupton ka frike ta kundershtoje se perfundon keq. petllat me uje nuk behen por deri sa te kete debilat perqark qe i hane ky do vazhdoje ti beje. me vjen mire qe vazhdon keshtu se Amerika heret a vone do i ndizet llamba e do ja ndezi qiriun ketij shkerdhates
PërgjigjuPo vazhdoi keshtu me kete kokefortesi ,nuk ka per te arritur te shohe as gjyq dhe as kongres partie.Mosha dhe keto vara-vinga do i kushtojne shtrenjte.Qe tani po jep shenja lodhjeje dhe konfuzioni me ato gafat e sotme ne foltore.
PërgjigjuDonkishoti lufton me mudhinjte..
Përgjigju@qytekari. Po ikni a derèzinj, çfarè èshtè kjo sèmundje mendore qè iu shtyn tè vini nè dukje analfabetizmin tuaj. MUDHINJTÈ? Nuk mè duhet mendimi yt pèr politikèn, kur edhe gjuhèn shqipe nuk e shkruan dot. Shko nè tè satème more shpellar.
Ka marre thelle puna e Sales. Kemba kembes e ndjek Rama. Kimi eshte distancuar. Luli sdi ca ben. I lutemi Saliut te mos i shqetesoje kera neo bllokmenet. Ti lere sa te bejne miliardin e dyte me euro. Si puna ushtareve te Metes, Nasipi, dy e kishte ai, mil euro.
Përgjigjuo eri i vogel je per gjynah.e ke pire nji kafe te shtrydhur apo akoma?ka hy Amerika ne kete muhabet prandaj Edi e ka ne terezi o robo. hik se hapi bari e pi nji kafe te shtrydhme e te japin dhe kodin wi fi falas e shkruj ndonje budallik tjeter
Por mor Eri. Clirimi i Shqiperise do te na vije nga Berisha qe deri dje komandonte Lulin dhe partine. Sot qe ju prish imazhi i heroit kombetar mendon per partine dhe Shqiperine.