11 pjesëtarët e bandës së Laert Haxhiut u përballën sot në Gjykatën e Elbasanit me njëri tjetrin ku u njohën me masën e sigurisë. Report Tv ka mësuar përmes burimeve se 9 të arrestuar qëndruan prapa hekurave në sallën e gjyqit, ndërsa nuk kishte afërsi të tyre fizike me të pandehurin Artan Tafani.
Ky i fundit u mësua me masën e sigurisë në sallë, duke kryqëzuar me “miqtë” që fundosi vetëm shikimet. Jashtë në sallë u mësua me rivlerësimin e masës edhe Klea Gjata, shoqja e Laert Haxhiut.
39-vjeçari Tafani, thonë burimet, nuk ka deklaruar asgjë në seancë, përveç disa buzëqeshjeve që dukeshin si karshillëk ndaj 9 të tjerëve brenda kafazit. Edhe këta të fundit nuk folën në gjykatë, teksa lanë avokatët e tyre t’i mbrojnë. Pjesa më e madhe e tyre përdorën argumentin e kohës së shkurtër, të pamjaftueshme sipas tyre për të verifikuar dëshmitë e Tafanit.
Lajmi kryesor:
Operacioni ‘Kurrë mos harro’, lihen në burg anëtarët e bandës së Laert Haxhiut! Avokati i Klea Gjatës: Nuk verifikohen dëshmitë e të penduarit për 3 ditë
B.K//ReportTv.al