Ish-kryebashkiaku Jorgo Goro dhe SPAK

Kronikë

Gjyqi ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, SPAK kërkon 3 vite burgim për Jorgo Goron dhe konfiskim pronash! 5 vite burg për dy drejtorët, sekuestrim edhe të 10 mijë m2 tokë në Gjipe

13 Shkurt, 09:48| Përditesimi: 13 Shkurt, 11:20

  • Share

Tiranë- Nisi sot (13 Shkurt) në Gjykatën e Posaçme seanca ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.

SPAK dha edhe konkluzionet përfundimtare. Ish-kryebashkiaku nuk është i pranishëm, ndërsa Prokuroria përfaqësohet nga prokurori Ols Dado. 

Organi i akuzës ka dhënë edhe pretencën, ku kërkon 3 vite burgim për Goron. Për zyrtarin Jerasimo Basho u dha pretenca po për 3 vjet burgim dhe juristi Vezir Gjikoka për 2 vjet burgim. 

SPAK kërkon konfiskimin e sipërfaqeve të tokave të sekuestruara, si dhe apartamentin e Jorgo Goros të sekuestruar.

Një tjetër kërkesë ishte konfiskimi edhe i 10 mijë metrave katrorë tokë, që do kalonin për investime strategjike në plazhin e Gjipesë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli hetimet më 7 shkurt dhe dërgoi dosjen në GJKKO, për ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, i akuzuar për “shpërdorim detyre”, si dhe 2 drejtorët. 

A.Q/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?