Rihapet pas 22 vitesh procesi ‘Hajdari’/ Pranohet thirrja si dëshmitar e ish- truprojës së Azem Hajdarit dhe pamjet kur merret në pyetje në spital nga Berisha!

6 Nëntor 2020, 13:02| Përditesimi: 6 Nëntor 2020, 19:12

  • Share

TIRANË-  Pas 22 viteve vrasja e deputetit Azem Hajdari do të rigjykohet nga e para në dhomën penale në Tiranë. Shkak është bërë kërkesa e Izet Haxhisë për rigjykim, ndërsa pyetja si dëshmitarë e ish presidentit Sali Berisha as u pranua dhe as u refuzua nga gjykata. Sipas gjyqtarëve për Berishën do të vendoset në një moment tjetër, pasi më parë do të dëgjohet dëshmia e Zenel Nezajt të mbijetuarit të vetëm të atentatit të ndodhur më 12 shtator 1998.

Lista e dëshmitarëve që do të pyeten është më e madhe se ajo e atyre që u refuzuan nga gjykata. Për herë të parë u pranua si provë edhe pamja filmike ku Zenel Nezaj i mbijetuari atij atentati vizitohet dhe bisedon me ish-presidentit Sali Berisha në spitalin e Traumës.

Veç pamjeve gjykata dha "ok" për të pyetur për herë të parë edhe Nezajn, duke i dërguar flet thirrje si në adresën në Tiranë ashtu edhe në atë që mban në shtetin belg ku ka fituar statusin e azilantit politik.

U refuzua marrja si dëshmitarë e shtetasve  Marjam Gryka, Aishe, Zylfie e Muharrem Haklaj të mbijetuarit e familjes Haklaj. Ndërsa sipas versionit të pranuar nga gjykimi i këtij procesi ka qenë Fatmir Haklaj që ka qëlluar mbi Azem Hajdarin në bashkëpunim me Jaho Mulosmanin e Izet Haxhinë më 12 shtator 1998.

Gjykata nuk pranoi të pyes si dëshmitarë as Fatos Klosin, Përparim Hykaj, Kujtim Hyzon, me argumentin se ata nuk janë dëshmitarë okular. Me debate u shoqërua vendimmarrja e gjykatës në lidhje me dëshminë e Jaho Mulosmanit, të dënuarit me burg përjetë për vrasjen e Hajdarit.

Avokati i Haxhisë, Idajet Beqiri kërkoi ballafaqimin e Izetit me Mulosmanin, por gjykata e refuzoi duke thënë se s’mund të pyetet një i dënuar me vendim të formës së prerë, por do të administrohen thëniet e tij në fazën kur ishte i pandehur. Listën e dëshmitarëve të pranuar e kryeson Shpresa Breçani, Fisnik Sina, Sali Lusha, Agim Logu, Mentor Daja, Ismet Jovani, Muftar Lumneshi, Dem Dollapi, Genc Hoti, punonjësi i SHIK që njoftoi Berishën sipas avokatit Beqiri, si dhe Marjana Popoviç pasi Hajdari ka përdorur telefonin në emër të saj.

Një tjetër provë e cila u pranua të vlerësohet në këtë rigjykim ishte edhe ditari personal i ish-ministrit të brendshëm Perikli Teta që sot nuk jeton më. Asokohe sipas prokurorisë, ai ka udhëhequr operacionin policorë për gjetjen dhe arrestimin e autorëve, e ditari konsiderohet si një provë e vlefshme.

Pas seancës avokati Beqiri u shpreh se gjykata e politizon këtë proces.

"Sali Berisha u kalua nga ju, ai është thirrur me dhjetëra herë dhe s'ka pranuar të vij, kemi kërkuar përjashtimin tuaj (i drejtohet gjyqtarit) pas s'kemi besimin. Po e politizoni gjyqin. Berisha është dëshmitar okular drejtpërdrejtë. Ka parë ngjarjen nga dritarja", tha  Beqiri.

Do merren dëshmitarë: Shpresa breçani, Fisnik Sina, Sali Lusha, Agim Logu, Mentor Daja, Ismet Jovani, Muftar Lumneshi, Dem Dollapi, Genc Hoti, punonjësi i SHIK që njoftoi Berishën, Marjana Popoviç. Jaho Mulosmani nuk mund të pyetet si dëshmitar, do administrohet deklarimi i tij pasi është i dënuar.

Nuk do merren dëshmitarë: Marjam Gryka, Aishe, Zylfie e Muharrem Haklaj, Fatos Klosi, Përparim Hykaj, Kujtim Hyzo

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • nik: 06/11/2020 18:12

    Shqiptar esht e thjesht. Gjeja e par duhet thirrur zenel nezaj si deshmitar e te thoj kush ka gjuajtur mbi derrin pasi ai dhe mulosmani jan te vetmit deshmitar okular te ngjarjes. dhe askush nga kta ska deshmuar para nje gjykate dhe para prokurorve dhe para avokatve.

    Përgjigju
  • Drejtesi: 06/11/2020 13:44

    Ne qofse edi rama,lulzim basha,ilir meta, jan hajduta e dim te gjith qe jan hajdutat e kti polulli kurse sali berisha esht kriminel esht krimineli i keti vendi nuk ka per te ardh kriminel ma i madh se ky ne histori as enver hoxha nuk ja mer per krime qe i ka ber shqiperis duhet denu per krime kundrra njerzimit te isha kryeminister e kisha var me mes te tiranes edhe e kisha len 1vaj aty ti dilte mllefi popullit

    Përgjigju
  • Fshati: 06/11/2020 13:29

    Perralla. Per nja 200 vjet do te zbardhet dhe kjo çeshtje vetem populli te ketë durim.

    Përgjigju
  • O tej: 06/11/2020 13:20

    Nuk ka nevoj per shume deshmitare. Mereni zvarre qenin e zgjebosur Berishe nxirrini uje te zi t...e vjelle dhe qumeshtin e nenes e mbyllet gjyqi

    Përgjigju
    • Rakip halilaj: 06/11/2020 18:25

      Akoma nuk edini se Azemin evran haklajt.dh ju merreni akoma me izet hagjis,ai ka lënë me kriminelat,avuket veçori po shkonte si s'pata pa bisht se ka mëri me Berishën merret me izet hagjis,ai është i pa besë.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?