Gjyqi i Sean Combs ose 'Diddy' në emrin artit, do të nisë në fillim të majit të ardhshëm. Gjatë një seance në Manhatan të enjten, gjigandi i muzikës repit Combs, 54 vjeç, u përball për herë të parë me gjyqtarin Arun Subramanian.
Më 5 maj ai do tu përgjigjet akuzave për konspirim shantazhi, trafikim seksual dhe transport për të kryer prostitucion. Mediat amerikane raportojnë se prokurorët federalë kanë paralajmëruar se hetimi i tyre është në vazhdim dhe mund të ngrejë më shumë akuza kundër miliarderit. Themeluesi i Bad Boy Records është deklaruar i pafajshëm në gjykatë ku ishin të pranishëm edhe nëna Janice dhe fëmijët e tij.
Combs u arrestua më 16 shtator dhe që atëherë është mbajtur në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan me një urdhër që nuk i lejon lirim me kusht. Të martën, ekipi i tij ligjor bëri një ofertë të tretë të dështuar për të nxjerrë klientin e tyre me kusht, me gjyqtarin Subramanian që deklaroi se ai do të qëndrojë pas hekurave. Data e gjyqit vjen më pak se dy javë pasi avokati i njohur i Houston, Tony Buzbee njoftoi se ai po përfaqësonte më shumë se 120 klientë me pretendime kundër Combs dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Komente
