Donald Trump

Gjyqi ndaj Trump, largohen 5 avokatë nga trupa mbrojtëse e ish-Presidentit

31 Janar 2021, 18:01| Përditesimi: 31 Janar 2021, 18:02

  • Share

Vetëm pak ditë përpara zhvillimit të gjyqit ndaj ish-Presidentit të SHBA-së Donald Trump, trupa mbrojtëse e tij duket se është në kaos.

Dy prej avokatëve, Butch Bowers dhe Deborah Barbier të cilët pritej të ishin kryesorë, nuk janë më në ekip. CNN raporton se ndryshimet në trupën mbrojtëse ishin si pasojë e një vendimi të përbashkët.

Josh Howard, një avokat i Karolinës së Veriut i cili u shtua kohët e fundit në ekip, gjithashtu është larguar, sipas një burimi tjetër të mediave amerikane. Edhe Johnny Gasser dhe Greg Harris, nga Karolina e Jugut, nuk janë më të përfshirë në këtë çështje.

Asnjë avokat tjetër nuk ka njoftuar se po punon për mbrojtjen e Trump në gjyq. Një person i njohur me largimet i tha CNN se Trump donte që avokatët të argumentonin se kishte mashtrim masiv të zgjedhjeve dhe se zgjedhjet ishin vjedhur prej tij në vend që të përqendrohej në ligjshmërinë e dënimit të një presidenti pasi ai të largohej nga zyra. Trump nuk ishte i gatshëm për diskutimet se si duhet të veprojnë në atë drejtim.

Senatorë të shumtë republikanë  e kanë fajësuar presidentin për nxitje të protestave të cilët shkaktuan vdekjen e 5 personave, ndër ta edhe një oficer policie vdekja e të cilit po hetohet si vrasje.

Megjithatë shumica e tyre kërkuan që akuzat të bien poshtë përderisa atij i ka mbaruar mandati si president. Kërkesë e cila u hodh poshtë nga demokrati Chuck Schumer  i cili tha se se nuk ka kuptim që të ndalej gjyqi sepse atij i ka mbaruar mandati si president. Gjyqi për Trump është shtyrë më 9 shkurt.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?