Gjyqi ndaj Trump, shumica e republikanëve në Senat kundër vijimit të procesit

27 Janar 2021, 09:58| Përditesimi: 27 Janar 2021, 10:01

  • Share

Mundësitë që ish-presidenti Donald Trump, të fajësohet janë shumë të vogla, kjo pasi shumica e republikanëve në Senatin amerikan votuan të martën kundër zhvillimit të akuzave ndaj tij për nxitje të rebelimit, që lidhet me sulmet e 6 janarit në ndërtesën e Kongresit.  Votimi ishte 55-45 në favor hapjes së gjyqit, por vetëm pesë republikanë u bashkuan me 50 senatorët demokratë, ndërkohë që për fajësimin e Trump duhen të paktën dy të tretat e votave të senatorëve janë të nevojshme për ta shpallur atë fajtor.

Të 100 senatorët, 50 demokratë dhe 50 republikanë, bënë betimin të martën si juristë në gjyqin kundër Trump, megjithëse hapja e gjyqit është shtyrë deri më 9 shkurt. Ligjvënësit republikanë kanë në dorë fatin e Trump, edhe pse mandati katër-vjeçar i ish-presidentit në Shtëpinë e Bardhë përfundoi më 20 janar me inaugurimin e demokratit Joe Biden. Vetë presidenti Biden, u shpreh se ka shumë pak gjasa që një gjë e tillë të ndodhë, por theksoi se gjyqi duhet të vazhdojë.

Senatorë të shumtë republikanë  e kanë fajësuar presidentin për nxitje të protestave të cilët shkaktuan vdekjen e 5 personave, ndër ta edhe një oficer policie vdekja e të cilit po hetohet si vrasje. Megjithatë shumica e tyre kërkuan që akuzat të bien poshtë përderisa atij i ka mbaruar mandati si president. Kërkesë e cila u hodh poshtë nga demokrati Chuck Schumer  i cili tha se se nuk ka kuptim që të ndalej gjyqi sepse atij i ka mbaruar mandati si president.

Çfarëdo që të ndodhë në gjyqin e ardhshëm, Trump do të vazhdojë të jetë Presidenti i vetëm në historinë 245 vjeçare të Shteteve të Bashkuara ndaj të cilit ngrihen akuza dy herë, dhe i pari president që përballet me një gjyq në Senat pas largimit nga detyra.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?