Vangjush Dako ne GJKKO

Gjyqi ndaj Vangjush Dakos, më 12 nëntor jepet pretenca

29 Tetor, 14:07| Përditesimi: 29 Tetor, 14:10

  • Share

Tirane- Mungesa e ish kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, si dhe i avokatit mbrojtës çoi në dështimin e seancës ku prokuroria do të lexonte konkluzionet përfundimtare për 4 të pandehur.

Gjyqtarja Elsa Ulliri shtyu seancë 12 nëntor ora 14.00, ku prokurori Sotir Kllapi do shpallë pretencën për shtetasit Vangjush Dako, Fiqiri Farruku, Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku.  Avokati i ish kryebashkiakut, dy orë përpara seancës paraqiti në sekretarinë e gjykatës kërkesë për shtyrje për shkaqe shëndetësore.

Lidhur me këtë kërkesë, të dyja palët u dakordësuan që te shtyhej seanca, ndërkohë që prokurori u shpreh se i ka gati konkluzionet. 

Dako ndodhet në masën “arrest në shtëpi”.

Dako akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste. Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë.

Dako u arrestua në muajin qershor të vitit 2023, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme dhe u la i lirë në shkurt të këtij viti, pasi SPAK nuk arriti të përfundojë hetimet e caktuara nga gjykata brenda afateve.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?