Gjyqi në Apel për statutin e PD, Grupi i Alibeajt kërkon dorëheqjen e gjyqtares: Mund të paragjykojë çështjen! Shtyhet seanca për në 17 janar

22 Dhjetor 2022, 09:12| Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 11:45

  • Share

Seanca për bashkimin e dy statuteve të PD është shtyrë për në datën 17 janar, ora 09:00. Gjykata e Apelit mori këtë vendim pasi grupi i Alibeajt kërkoi përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja. Trupa gjykuese do të shqyrtojë kërkesën e paraqitur nga PD që pretendon se çështja po paragjykohet.

Sipas tyre, Kacerja kërkoi një seancë më parë që të rregullonte prokurën e përgaqësimit sipas statutit.  Si shkak i përjashtimit u referua nga përfaqësuesi i PD, avokati Rezart Kthupi, vendimi i ndërmjetëm i gjykatës, për të paraqitur autorizimin për përfaqësim, konform normave të statutit të PD. Gjyqtarja relatore nuk vlerësoi se kishte shkaqe papajtueshmërie.

Ndërkohë ankimi në Apel është bërë nga mbështetësit e Lulzim Bashës në PD, kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës, për të regjistruar bashkë ndryshimet statutore nga 2 kuvendet e PD. Në rast se gjykata do të pranojë ankimin e PD-së për të bashkangjitur dy kërkesat për ndryshimet statutore, atëherë 'zhbëhet' Kuvendi i 11 dhjetorit 2021, i Sali Berishës.

Ndryshimet statutore të Kuvendit të Sali Berishës, u regjistruan nga gjyqtari Agron Zhukri i cili më 25 mars i kaloi PD-së Berishës. Gjithashtu në Gjykatë është edhe ankimi i Enkelejd Alibeajt kundër vendimit të Zhukrit për regjistrimin e statutit të Berishës. Për këtë arsye, Gjykata sqaroi më parë se për çdo pasqyrim në regjistrin e partive politike në Gjykatën e Tiranës do të pritet sqarimi i çështjes në apel, që do të japë një vendim i formës së prerë për fatin e Partisë Demokratike.

Pasi u njoh me argumentet e plota të gjyqtarit Agron Zhukri, që më 25 mars i dorëzoi Partinë Demokratike Sali Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit, në cilësinë e nënkryetarit të selisë blu, Enkelejd Alibeaj ankimoi vendimin për regjistrimin e statutit logos dhe vulës së re, të miratuara nga grupi i Berishës më 11 dhjetor. Në ankimin, Alibeaj kërkon prishjen e këtij vendimi, duke e rikthyer çështjen për gjykim nga një tjetër trupë gjykuese ose pushimin e saj.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?