TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë sërish seanca për shpifje mes biznesmenes Vilma Nushi dhe deputetes demokrate Albana Vokshi. Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e prokurorit Elvin Gogaj, ndërsa seanca e radhës u caktua më 6 maj.
Në seacën e 15 prillit ku ishin të pranishme të dyja palët, Nushi lexoi pretendimet e saj, ku kërkoi dënimin e Albana Vokshit për veprën penale të “Shpifjes”, lidhur me deklaratat që ajo ka bërë në Komisionin hetimor parlamentar për “Sterilizimin”.
Pas deklarimit të biznesmenes, prokurori i çështjes Elvin Gokaj kërkoi shtyrjen e seancës për sot (24 prill), ku do të jetë deputetja demokrate ajo e cila do paraqesë pretendimet e saj.
Më herët ka patur shtyrje të seancave si pasojë e mungesës së deputetes Vokshi. Vilma Nushi dhe Shoqëria 3P Life Logistic sh.p.k, që ka fituar koncesionin e Check Up, kanë kallëzuar Albana Vokshni për veprën penale të “Shpifjes”. Koncensionari thotë se në 10 vite vlera e projektit është 63 milionë euro në total, dhe jo 130 milionë euro, siç ka akuzuar Vokshi.
Komente
