Jack Covey, ish-përfaqësuesi special i sekretarit të OKB-së në Kosovë Bernard Kouchner, ka dëshmuar përsëri sot lidhur me luftën e Kosovës dhe Serbisë në ditën e tretë. Ai është thirrur si dëshmitar nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Covey ka treguar se Thaçi nuk ka qenë dhe aq i përfshirë në negociatat mes KFOR-it dhe udhëheqësve të lëvizjes së UÇK-së.
Ndër të tjera, ai tregon se Hashim Thaçi, në atë kohë i ri në moshë, përpiqej që të ishte i suksesshëm dhe të pozicionohej diku.
“Nuk më befason që ai e ndjente nevojën që ai të bënte të qartë përkrahjen e tij të fortë, për udhëheqjen e UÇK-së. A do të ishte e suksesshme apo jo, kjo ishte diçka me vete asokohe, unë thjesht mund të hamendësoj.
Ai ishte një djalë i ri në përpjekje për të qenë i suksesshëm, ishte një situatë në të cilën ai nuk kishte aspak përvojë, ai përpiqej të pozicionohej, dhe këtu duhet tështoj një histori që nuk e kam ditur asokohe.
Ka pasur një raport që ai mbante municione në male, unë nuk kam parë ndonjëherë prove që të ketë ndodhur kjo rregullisht, por ishte djalë i ri ambicioz, sepse donte të arrinte diku. Nuk mendoj se kjo cenon gjykimin tonë apo ndryshon qëndrimin tonë sa i takon marrëdhënies me UÇK-në dhe as nuk kondtradikton gjëra që ka thënë e që janë publike”, tha Covey.
James Covey deklaroi se Hashim Thaçi dhe gjeneralin Agim Çekun, nuk i konsideronte ekstremistë të UÇK-së. Duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të Thaçit, Luka Mishetiq, dëshmitari tha se këta dy persona i konsideron të kundërtën e ekstremizmit.
“Në fakt, jo. Në fakt është krejt e kundërta”, tha Covey.
Kjo ishte dita e fundit që ish-përfaqësuesi special i sekretarit të OKB-së dha dëshmnë e tij në Hagë lidhur me episode nga lufta mes Kosovës dhe Serbisë. Gjithsej në gjyqin që po zhvillohet kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, janë thirrur për të dëshmuar 11 dëshmitarë, të cilët do të paraqiten në Hagë gjatë javëve në vijim.
Fillimisht në gjykatë ka dëshmuar për 3 ditë me radhë, ish-zyrtari amerikan, James Rubin, i cili u shpreh se Thaçi prveçse një përfaqësues politik i Kosovës në Konferencën e Rambujesë, ai nuk kishte asnjë autoritetet për të marrë vendime në emër të UÇK-së.
Dëshmitari i radhës ishte ish-këshilltarit ligjor të delegacionit të Kosovës, Paul Ëilliams, i cili dhe njëherë konfrmoi se Hashim Thaçi nuk merrte vendime apo firmoste marrëveshje pa marrë aprovimin e komandatëve të ushtrisë.
Nga mbrojtja e Thaçit, për të dëshmuar është thirrur dhe ish-diplomati britanik, John Steëart Duncan, i cili gjatë viteve ’90 ishte këshilltar politik i Ëesley Clark, komandantit të atëhershëm të NATO-s.
Gjyqi për ish-krerët e UÇK-së ka nisur që prej vitit 2023. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe prej vitesh mbahen të izoluar në dhomat e paraburgimit në Hagë.
Komente
