Gjyqi në Hagë/ Mbrojtja: ZPS-ja duhet të provojë se konflikti i armatosur përfundoi në shtator

4 Prill 2023, 12:43| Përditesimi: 4 Prill 2023, 12:44

  • Share

1680605063_wsfqr.JPG

Avokati i Thaçit, Lluka Mishetiq, tha se Tribunali Ndërkombëtar në Hagë kishte thënë se konflikti i armatosur në Kosovë kishte përfunduar në mes të qershorit të vitit 1999.

Ai tha se këto pohim, e kishte bërë edhe Clint Ëilliamson, prokurori amerikan i angazhuar për të hetuar nëse UÇK-ja ka kryer krime.

Por, aktakuza e ZPS-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së heton krimet deri në shtator të vitit 1999.

“Prokuroria e Specializuar duhet të provojë se kishte konflikt të armatosur deri në shtator”, tha Mishetiq.

“ZPS-ja thotë UÇK është përfshirë në sulme të zgjeruara dhe sistematike ndaj popullatës civile dhe ekzistonte konflikt i armatosur deri në shtator të vitit 1999”, theksoi ai.


Lajmi kryesor:

Dita e dytë e Gjyqit në Hagë, ish-komandantët e UÇK njëzëri: Duam të bëhet drejtësi, jemi të pafajshëm! Bashkë do të triumfojmë


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?