Kronikë

Gjyqi për aferën Partizani, gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen: Jam kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri

30 Qershor, 09:39| Përditesimi: 30 Qershor, 09:45

  • Share

1748855795_saliberishaelsaulliri.jpg
Gjyqtarja Elsa Ulliri ka paraqitur kërkesën për dorëheqje nga gjykimi i dosjes “Partizani”. Mësohet se dorëheqja është paraqitur tek drejtuesi i GJKKO, Erion Bani prej 10 ditësh. Në argumentet e saj thotë se është kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri.

Elsa Ulliri ishte caktuar gjyqtare relatore ndërsa anëtarë janë Bib Ndreca dhe Rudina Palloj. Në orën 10:00 nis seanca në themel ku pritet të mësohet edhe vendimmarrja mbi kërkesën e gjyqtares. Nuk dihet nëse është pranuar apo jo kërkesa.


Lajmi kryesor:

Shtyhet seanca e parë në GJKKO për aferën Partizani! Berisha nuk shkon, manovra me fletëthirrjen! Malltezi: Nuk e njoftova! Gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?