Dritan Goxhaj do të ekstradohet në Hagë! Gjykata e Tiranës hap rrugën! Protestë në mbështetje të ish-ushtarit të UÇK

19 Shtator 2023, 12:12| Përditesimi: 19 Shtator 2023, 17:38

  • Share

TIRANË- Gjykata e Tiranës i hapi rrugë ekstradimit në Hagë për ish-luftëtarin e UÇK, Dritan Goxhaj, i arrestuar në vendin tonë më 31 korrik me urdhër të Gjykatës së Posaçme për Krimet e Luftës. Ky institucion e akuzon ish-anëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësim dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare. Nga ana tjetër, avokatët e Goxhajt kanë kërkuar lirimin e tij dhe e kanë cilësuar arrestimin si politik.

Në një kohë kur po mbahej gjyqi, mbështetës të tij protestuan jashtë dyerve të Gjykatës së Tiranës. Me pankarta në duar, plis në kokë dhe bluza me simbolet kombëtare dhe të UÇK-së, ata e konsideruan si të padrejtë arrestimin dhe kërkuan lirimin e Goxhajt. 

‘Arsyeja kryesore është për këtë drejtësi që i bëhet oficerët të UÇK-së. Si mund të arrestohet një person për ekstradim. Ne jemi në drejtësi. Koha do të tregojë se kush e ka bërë këtë. Nuk mund të arrestohet Dritan Goxhaj për tekat e njërit apo tjetrin. Ndodhemi në një shtet mafioz që njeriu rrëmbehet pa ligje. Si mund të pengohet një gjykatë fantazme me anë të Facebook, këta janë çudira. S’ka urdhër ekstradimi. Ata që kanë bërë këtë maskarallëk do të mbajnë përgjegjësi penale.’- u shpreh një nga protestuesit.

Ish-anëtari i ushtrisë çlirimtare të Kosovës akuzohet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësim dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare. Prej më shumë se një muaji e gjysmë, Goxhaj kundërshtoi ekstradimin dhe e cilësoi arrestimin si heqje të paligjshme të lirisë.  Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrikut 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë. Ndaj shoqëruesit të trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1999, Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhër-arrest, pasi e akuzon se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ora 14:12
Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK, Gjykata e Tiranës i hap rrugën ekstradimit të Dritan Goxhajt në Hagë

1690807626_dritangoxhaj.png

Gjykata e Tiranës i ka hapur rrugën ekstradimit të ish-ushtarit të UÇK, Dritan Goxhajt. Ky i fundit u arrestua në Tiranë me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë. 

Ndaj shoqëruesit të trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1999, Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhër-arrest, pasi e akuzon se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?