Në seancën e sotme për Fatmir Mediun në lidhje me çështjen e Gërdecit ka pasur debate mes dëshmitarit Veiz Muça ish përgjegjës në fabrikën dhe Ardian Vishën
“Në momentin e shpërthimit kishte 39 konteinerë me barut”, ka qenë kjo deklarata e dëshmitarit Veiz Muça në gjyq që shënoi pikënisjen e debatit me avokatin e të pandehurit, Fatmir Mediu.
Ardian Visha u shpreh se ky moment është i rëndësishëm sepse është në kundërshti me urdhrin e ministrit. Gaztarja e Report Tv Keti Banusi raporton se po ashtu "dy deklarime kontradiktore", ai i sotmi dhe i ditës së shpërthimit bëri që debatet të ngrinin tonet në sallën e GJKKO.
Deklarata e sotme:
“Atë ditë ditë ika vetëm dhe hëngra në Vorë në restorant. Ishte e vetmja ditë që sikur më foli zoti dhe u largova, pasi çdo ditë tjetër haja në zyrë në fabrikë, por atë ditë ika. Kur po kthehesha nga dreka, ndodhi shpërthimi i parë, rashë pa ndjenja, më përmendën dy gra, më shkundën. I dhashë makinës sërish deri te nënkalimi i Gërdecit, aty ndodhi shpërthimi i dytë dhe rashë sërish pa ndjenja. Erdhi një shoku im i ngushtë, shkoi mori gomën se mu ça tek ofiçina, pastaj erdhi e rregulloi dhe më çoi mu ate spitali i traumës. Ditën e shpërthimit më mori policia në shtëpi, kur drejtohej nga Shemsi Prençi, më çoi në Vorë për deklarime. Ka qenë dita kur qeveria ishte mbledhur në Vorë, Fatmir Mediu, Sabri Godo etj.”
Visha kundërshtoi këtë deklaratë pasi me 15 mars, ditën e ngjarjes, dëshmitari ka deklaruar tjetër gjë.
“Unë isha në mjetin tim me drejtorin Dritan Minxolli, makinën e drejtonte ai. Sapo dolëm nga fabrika, ndodhi shpërthimi, menjëherë më pas edhe shpërthimi tjetër. Më përmendën dy gra, por drejtorin nuk e pashë aty kur u përmenda, duhet të jetë kthyer në fabrikë”, është kjo deklarata e parë.
Lajmi kryesor:
Gërdeci, katër dëshmitarë në gjyqin për Mediun! Ish-ushtaraku: Predhat e municionet i hiqnim me dorë! Baruti ishte me tonelata! Ish-brigadieri: U ankova për kushtet, më shkarkuan
B.K/ReportTv.al