Kosova & Rajoni

Gjyqi për ish-krerët e UÇK/ Fatos Klosi: Akuzat ndaj tyre absurde, s'ishte ushtri e rregullt! Do dëshmojë në Hagë, dëshmitarët shqiptarë po thonë të pavërteta

1 Tetor, 16:19| Përditesimi: 1 Tetor, 16:51

  • Share

Vijojnë dëshmitë për gjyqin që po zhvillohet në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ndërsa sot ka dëshmuar ish-përfaqësuesi special i sekretarit të OKB-së në Kosovë Bernard Kouchner, Jack Covey, dëshmitari i 4-t i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Lidhur me këtë, i ftuar në emisionin ‘Frontline Intervieë’ në Report Tv ishte i ftuar ish- kreu i SHISH Fatos Klosi. Ai i ka cilësuar akuzat ish- krerëve të UÇK, si absurde.

‘Zv. sekretari i Shtetit James Rubin tregoi të vërtetën por është një e vërtetë e përgjithshme sepse askush nga ata se mendonte se do të akuzoheshin për krime lufte disa vite më vonë. I akuzojnë për krime që në zona që ata as nuk kishin qenë në atë vend. Gjykata thotë se si komandantë të UÇK kanë pasur në kontroll UÇK dhe janë kryer edhe krime lufte. UÇK nuk ishte një ushtri e rregullt si të tjerat, nuk kishte fronte. Ajo ka qenë në zonë të caktuara, sepse në zona të tjera ka qenë Serbia dhe komunikimi mes zonave ishte i vështirë, pasi kontrolloheshin nga Serbia. Ti ngarkosh ata udhëheqës me këto akuza më duket absurde', tha ai. 

Ne kemi ndihmuar kur ishte lufta në Kosovë, aq sa kemi mundur, por armatimet kanë qenë të gjitha të UÇK dhe ne nuk ndihmuam për këtë pjesë, por u përpoqëm që të mos i pengojmë. Në Kosovë kanë hyrë shumë ushtarak shqiptar, por me titullin civil sepse shteti shqiptar nuk ka dërguar asnjë person andej’, tha ai.

I pyetur nëse do të ishte i gatshëm, për të dëshmuar, Klosi tha po.

‘Unë do të isha i gatshëm të shkoja sepse jam i bindur se janë akuza absurde. Më vjen keq që në këto akuza marrin pjesë e shqiptarëve që kanë treguar gjëra që s’janë. Nuk mund të akuzohet Thaçi se një ushtar u soll jo mirë’, tha ai.

Klosi tha se marrëdheniet që ka sot Kosova me aleatët ndërkombëtar nuk janë si më parë.  

‘Po sigurisht, qeveritë para tij kanë bërë disa marrëveshje, ky e ka pasur në politikën e partisë së tij që ne vendosim vet dhe nuk presim që të na i zgjidhin problemet tona ndërkombëtarët. Por unë them se Kosova nuk mund të eci vetëm. Kosova nuk duhet që të bjerë në kundërshtim me opinionet e aleatëve të saj’, tha ai.

Një koment e pati edhe në lidhje me protestën që do të mbahet më 17 tetor në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

‘Do të jem pjesë e saj. Protesta ka për detyrë që të demostrojë pakënaqësinë e shqiptarëve nga të gjitha trevat, dhe është ndaj Gjykatës së Hagës që është duke e zvarritur procesin dhe akuzat kanë qenë absurde. Vendimet e prokurorisë kanë qenë të nxitura dhe këta njerëz nuk kanë përgjegjësi’, tha ai.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?