Kosova & Rajoni

Gjyqi për ish-krerët e UÇK në Hagë, analisti Fatmir Sheholli për Report Tv: Thaçi, Veseli e Krasniqi do lirohen, do rrëzojnë Kurtin nga pushteti

16 Shtator, 20:17| Përditesimi: 16 Shtator, 20:27

  • Share

U mbajt sot dita e dytë e dëshmisë në gjyqin për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, ku dëshmoi ish-ndihmësi i sekretarit amerikan i shtetit, James Rubin.

Lidhur me këtë, analisti Fatmir Sheholli ka deklaruar se Thaçi, Veseli e Krasniqi shumë shpejt do të lirohen nga burgu. I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report TV, analisti tha se pas lirimit nga burgu ata do të rrëzojnë Albin Kurtin nga pushteti.

‘E shoh këtë sepse një zëdhënës i SHBA e thotë në Hagë që Amerika nuk do të bashkëpunonte me terrorista dhe me organizata kriminale si pretendohet. Rubin e tha në mënyrën më të mirë dhe ky fakt më bënë të mendoj që kur Amerika qëndron me këto deklarata është e pashmangshme që do të mos lirohesh dhe lirimi i tyre do të sjell një epokë të re në Kosovë.

Ata njerëz pas disa vitesh në burg duhet që ti kthehen politikës, unë besoj se populli Kosovës nuk do lejoj që ata të ikin nga politika, por të hyjnë në politikë dhe besoj se janë të vetmit që mund ta kthejnë Kosovën në binarët ku ishim dikur’, tha ai.

Sipas tij, Albin Kurti sot vepron si anti-amerikan. Ai deklaroi se Amerika nuk do të ketë bashkëpunim me një parti anti-amerikane. 

‘Në Kosovë nuk besoj se dikush do të votojë një parti politike që është antiamerikane dhe Amerika se do për partner dhe s’ka asnjë rezultat të krijuar në këto 4 ose 5 vite që është në pushtet. Kurti s’ka asnjë rezultat dhe s’ka kryer asnjë punë për shtetin tonë’, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?