Paul Williams, dëshmitari i dytë i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, do ta vazhdojë edhe sot dëshminë e tij para Dhomave të Specializuara. Ai ka qenë këshilltar i delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë.
Një ditë më parë, në dëshminë e tij, ai tha se Hashim Thaçi nuk kishte autoritetet të plotë në vendimmarrje, por se konsultohej gjatë gjithë kohës nëpërmjet telefonatave të vazhdueshme me komandantë të UÇK-së.
Para tij, dëshmoi edhe ish-këshilltari i lartë në Departamentin amerikan të Shtetit, James Rubin, i cili e përmbylli të mërkurën dëshminë e tij në rastin më të madh të Speciales.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi akuzohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale lidhur me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në periudhën e luftës.
Lajm ne perditesim...
Komente
