Kosova & Rajoni

Përfundon dëshminë ish-zyrtari amerikan James Rubin në Hagë: Thaçi u ‘kërcënua’ nga Albright për firmosjen e marrëveshjes së Rambujesë! Ai s'ka qenë asnjëherë komandant

17 Shtator, 08:19| Përditesimi: 17 Shtator, 13:25

  • Share

Për të tretën ditë radhazi, në bankën e dëshmitarit në Gjykatën Speciale të Hagës ka dëshmuar ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Publike, James Rubin, njohës i zhvillimeve në Kosovë gjatë periudhës së luftës, i thirrur për të dëshmuar nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Rubin ka përmbyllur sot të gjithë ciklin e dëshmive të tij, ndërsa ka sqaruar dhe njëherë pozicionin e Hashim Thaçit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili përveçse mbulonte spektrin politik të kohës, nuk kishte asnjë target apo autoritet për të marrë vendime lidhur me fatin e Kosovës.

“Thaçi nuk ka qenë asnjë lloj komandanti kryesor”, tha Rubin teksa u pyet për vendndodhjen e Thaçit gjatë kohës së bombardimeve.

Një epsiod kyç i dëshmive të tij ka qenë dhe marrëveshja e Rambujesë, e cila kishte për synim armëpushimin mes Serbisë dhe Kosovës. Ashtu siç dhe deklaroi dje, marrëveshja nuk u firmos nga Hashim Thaçi, pasi nuk ishte e përcaktuar saktë pavarësia e Kosovës së bashku me kujijtë e saj. Firmosja e asaj marrëveshje, do t’i jepte Hashim Thaçit titullin ‘tradhtar’ nga populli i tij.

Nga gjyqtarët e Hagës, James Rubin u pyet nëse kishte dijeni lidhur me kërcënime të mundshme që Thaçi t’i ketë bërë 2 anëtarëve të delegacionit të Kosovës të cilët nuk ishin pjesë e UÇK-së, ish-zyrtari amerikan u përgjigj se nuk ka pasur dijeni.

Ndër të tjera, ai shtoi se forma të ndryshme kërcënimi ka qenë prezentë, duke përmendur ‘kërcënimin’ që sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright i ka bërë Thaçit, me qëllim që ky i fundit të firmoste marrëveshjen.

“Ta ndajmë kërcënimin fizik nga ai moral. Jo nuk e kam ditur që ka pasur kërcënim fizik, por e di që ka pasur presion ideologjik pro ose kundër pavarësisë sepse kjo ishte kryesorja për lëvizjen gjatë luftës. Kështu që Albright e ka kërcënuar Thaçin duke i thënë se nëse nuk nënshkruan, po i lë njerëzit e pambrojtur nga serbët... kam dëgjuar edhe se është kërcënuar edhe Demaçi”, tha Rubin.

Gjatë fjalës së tij Rubin theksoi se donin që Thaçi të kthehej në një udhëheqës që e drejton kombin drejt lirisë.

“Ne donim që ai të kthehej një udhëheqës i një kombi, që me shpresë do të ishte i lirë. Po ju korrigjoj, ajo tha një drejtues të një grupi. Një drejtues i një delegacioni që ishte zgjedhur nga delegacioni shqiptar. Ai ishte një prej, kishte një pozicion udhëheqës. Edhe nëse ka thënë udhëheqës i delegacionit, kjo është e saktë”, tha Rubin.

Mbrojtja e Thaçit parashikohet të zgjasë për të paktën një muaj e gjysmë dhe rreth javës së dytë të nëntorit pritet të kenë përfunduar edhe dëshmitë që do të jepen nga ana e palës mbrojtëse për të katërt të akuzuarit.

Tashmë në rolin e dëshmitarit është na radha e thirrur nga mbrojtja e Thaçit është Paul Williams, jurist amerikan, i cili ka qenë këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje.

Në paraburgimin e Hagës të izoluar që prej 2020-ës po mbahen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, ish-përfaqësues të UÇK-së të akuzuar për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Aktakuza pretendon se Thaci Krasniqi Veseli dhe Selimi  kryen krime nga marsi 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime.

Ora 11:40
Dëshmitari i dytë në mbrojtjen e Thaçit është Paul Williams, këshilloi delegacionin e Kosovës në Rambuje

Pas përfundimit të dëshmisë 3 ditore të Ish Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit James Rubin, dëshmitari i radhës në mbrojtjen e Hashim Thaçit është Paul Williams. Ai është një profesor i jurisprudencës dhe i të drejtës ndërkombëtare. Williams ka qenë këshilltar i delegacionit të Kosovës gjatës kohës së bisedimeve për marrëveshjen në Rambuje. Profesor Williams është aktualisht një pegadog në Washington dhe drejton një organizatë të themeluar në vitin 1994, që vepron specifikisht me shtete të përfshira në konflikte. Profesori Paul R. Williams mori në vitin 2024 "Medaljen Presidenciale të Meritave të Kosovës" për kontributet e tij si këshilltar ligjor i Kosovës gjatë Marrëveshjeve të Paqes së Rambujesë.

Ora 11:13
Rubin: Thaçi nuk ishte komandanti kryesor i UÇK-së

1758100686_Thaci.jpg

Pas pushimit, avokati i Thaçit, Mishetië, ka vazhduar me pyetjet drejtuar Rubinit.

Ai e pyeti nëse e dinte se ku gjendej Thaçi nga nëntori i vitit 1998 deri në qershor të vitit 1999.

Rubin përsëriti se nuk dinte për lëvizjet e tij, “por besoj se kur kam folur [në telefon] ka qenë në Kosovë. Pra, në kohën e bombardimeve”.

Më pas Mishetiç citoi një intervistë të Hillit të dhënë më 2002, kur ishte pyetur se ku ishte Thaçi. Hill kishte thënë se atëbotë edhe senatori Dole kishte parashtruar këtë pyetje dhe atij i ishte thënë se Thaçi do të kthehej në Kosovë. Hill kishte shtuar se ky ishte një indikacion se “Thaçi s’kishte mandat”.

Rubin u pajtua.

“Absolutisht pajtohen. Thaçi nuk ka qenë asnjë lloj komandanti kryesor”, tha ai./ REL

Ora 10:30
'Po i lë njerëzit tuaj të pambrojtur nga serbët’/ James Rubin në Hagë: Thaçi është 'kërcënuar' nga sekretarja e shtetit amerikan për marrëveshjen e Rambujesë

Në bankën e dëshmitarit në Gjykatën Speciale të Hagës, vijon të japë dëshminë e tij, ish-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, James Rubin,i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

I pyetur nga gjykata nëse Rubin ka dijeni për kërcënimet që Hashin Thaçi mund t’i ketë bërë dy anëtarëve të delegacionit të Kosovës në Rambuje, të cilët nuk ishin pjesë e UÇK-së, ish-zyrtari amerikan është shprehur se nuk ka qenë në dijeni të ndonjë kërcënimi fizik.

Ndër të tjera, ai shton se Thaçi është kërcënuar nga sekretarja e shtetit Madeline Albright, me qëllim për të detyruar ish-presidentin të firmoste marrëveshjen e Rambujesë.

“Ta ndajmë kërcënimin fizik nga ai moral. Jo nuk e kam ditur që ka pasur kërcënim fizik, por e di që ka pasur presion ideologjik pro ose kundër pavarësisë sepse kjo ishte kryesorja për lëvizjen gjatë luftës. Kështu që Albright e ka kërcënuar Thaçin duke i thënë se nëse nuk nënshkruan, nëse i lë njerëzit e pambrojtur nga serbët... kam dëgjuar edhe se është kërcënuar edhe Demaçi”, tha Rubin.

Ora 10:21
Rubin: Donim që Thaçi të kthehej në një udhëheqës që drejton kombin drejt lirisë

Foto: James Rubin

Gjykatësi Fergal Gejnor gjatë seancës së sotme publikoi një pjesë të një dokumentari të vitit 2000 nga BBC ku ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, i referohet Thaçit si lider.

Gjykatësi tha se dje Rubin deklaroi se Adem Demaçi ishte lider.

Rubin u përgjigj se Demaçi ishte një person me status të lartë në Kosovë, në lartësinë e Nelson Madelës. Por, ai korrigjoi gjykatësin sa i përket deklaratës së Albrightit.

“Unë mendoj që ajo ka zgjedhur me kujdes fjalët e saj. Ajo nuk tha lideri, por një prej liderëve. Dhe ka një dallim të madh. Ajo e krahasoi me Gary Adams. Një lider që e drejtoi kombin drejt lirisë”, tha Rubin.

“Ne donim që ai të kthehej një udhëheqës i një kombi, që me shpresë do të ishte i lirë. Po ju korrigjoj, ajo tha një drejtues të një grupi. Një drejtues i një delegacioni që ishte zgjedhur nga delegacioni shqiptar. Ai ishte një prej, kishte një pozicion udhëheqës. Edhe nëse ka thënë udhëheqës i delegacionit, kjo është e saktë”, shtoi Rubin.

Xh.D/K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?