I penduari Nuredin Dumani dhe godina e GJKKO-së

Kronikë

‘Plumbi i artë’/ Nuredin Dumani vijon të rrëfehet në GJKKO: Te lokali i Qolëve vinin politikanë dhe ministra! Ndërhynë për të më nxjerrë nga burgu

9 Janar, 19:05| Përditesimi: 9 Janar, 21:05

  • Share

Nuredin Dumani ka vijuar edhe këtë të enjte të flasë para togave të zeza dhe para të pandehurve në procesin e dosjes ‘Plumbi i Artë’. 

Me dyert të mbyllura, bashkëpunëtori i drejtësi zbuloi detaje për të tjera episode kriminale, ndërsa i ashpër ka vijuar gjithashtu kundëreagimi  dhe përplasjet me disa prej të pandehurve dhe avokatëve të tyre mbrojtës. 

Dumani është shprehur se me Festim dhe Petrit Qolin, nën akuzë për vrasje si grup i strukturuar kriminal, është bërë mik pasi ata paguan avokatin dhe kanë ndërhyrë në sistemin e drejtësisë për ta nxjerrë nga burgu, me një raport mjekësor si i sëmurë.

Po ashtu ai ka konfirmuar se vendtakimi me ta ishte shpesh lokali i Qolëve, ku thotë se vinin politikanë e ministra, edhe pse s’ka përmendur emra. Petrit Qoli, i cili në seancën e kaluar tha se po e lënë në burg pa të drejtë, duke ja mohuar të takojë dashurinë e jetës, këtë të enjte ai tha se do lutet edhe për prokurorët, pasi i konsideronte si pjesë e familjes.

Ndërsa Gentian Sharra ka kundërshtuar dëshminë e Dumanit, ku ky i fundit e implikoi në një ngjarje kriminale, por që në dëshminë paraprake nuk e ka përmendur këtë episod. Seancat ku ka dhënë dëshminë bashkëpunëtori i drejtësisë  zhvillohen më dyer të mbyllura, pas kërkesës së një prej prokurorëve të çështjes, kërkesë që u miratua nga gjykata, megjithëse u kundërshtua nga avokatët mbrojtës.

Në procesin “Plumbi i artë”, përveç Nuredin Dumanit janë edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë të drejtësisë, Skerdi Tase dhe Erjon Alibej. 

Ata kanë pranuar të tregojnë ngjarje kriminale të kryera prej tyre, në bashkëpunim me të akuzuar të tjerë.

A.Q/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?