Albana Vokshi dhe Vilma Nushi (Foto arkiv)

Kronikë

Gjyqi për shpifje mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit, seanca për konkluzionet përfundimtare shtyhet më 21 korrik

3 Korrik, 12:27| Përditesimi: 3 Korrik, 12:32

  • Share

TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë sot (3 korrik) seanca për dhënien e konkluzioneve përfundimtare për deputeten e Partisë Demokratike Albana Vokshi, e paditur për “Shpifje” nga biznesmenia Vilma Nushi.

Shkak i këtj vendimi u bë mungesa e Vokshit e cila ndodhet në Spanjë, teksa kishte njoftuar Gjykatën se për shkak të një greve i ishte anuluar fluturimi dhe nuk mund të vinte në kohë në Tiranë.

Gjithashtu në seancë mungonin edhe dy avokatët mbrojtës të saj, teksa Vilma Nushi ishte e pranishme. Seanca e radhës do të mbahet me 21 korrik në orën 12:00.

Vilma Nushi dhe Shoqëria 3P Life Logistic sh.p.k, që ka fituar koncesionin e Check Up, kanë kallëzuar Albana Vokshin për veprën penale të “Shpifjes”.

Koncensionari thotë se në 10 vite vlera e projektit është 63 milionë euro në total dhe jo 130 milionë euro, siç ka akuzuar Vokshi.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës 'media vari Kar-lo'?