Është shtyrë sërish gjyqi për shpifje në GJKKO mes sipërmarrëses Vilma Nushi dhe deputetes së PD, Albana Vokshi. Shkak u bë mungesa e deputetes demokrate, ndërsa Nushi ishte e pranishme.
Seanca e radhës është caktuar që të mbahet më 19 qershor.
Nushi kërkon dënimin e Albana Vokshit për veprën penale të “Shpifjes”, lidhur me deklaratat që ajo ka bërë në Komisionin hetimor parlamentar për “Sterilizimin”.
Nushi dhe Shoqëria 3P Life Logistic sh.p.k, që ka fituar koncesionin e Check Up, kanë kallëzuar Albana Vokshni për veprën penale të “Shpifjes”.
Komente
